Për organizimin e debatit gjithëpërfshirës dhe transparent, diplomatë perëndimorë që ishin të pranishëm në debat përgëzuan kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Ambasadori amerikan Greg Delawie e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës dhe kryeparlamentarin Veseli për organizimin e debatit demokratik, ndërsa pasi ka dëgjuar ekspertët në debat, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin punën e komisionit shtetëror, duke thënë se territori aktual që e ka Kosova është edhe në hartën që ndodhet në flamur.
Edhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Gnocchi përgëzoi kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e organizimit të debatit gjithëpërfshirës, ndërsa theksoi se miratimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit është një hap i rëndësishëm për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Që nga paslufta, për herë të parë gjithë spektri politik dhe ekspertë të fushave përgjegjëse kanë diskutuar hapur në një tryezë debati për çështje me interes nacional.






















