Dom Shan Zefi ka kohë që pretendon se tashmë ekzistojnë të dhëna bindëse që shkolla e parë shqipe sa u përket trojeve shqiptare nuk është hapur në Korçë në fund të shekullit XIV.
Restaurimi i Katedrales katolike në Prizren, sipas tij, ka rezultuar që të zbardhet edhe historia e një shkolle tjetër shqipe para asaj të Korçës, shkruan sot Koha Ditore.
Një gur mermeri me mbishkrim në latinisht, për klerikun që është edhe kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, tregon se rreth pesë dekada para qytetit të Korçës, Prizreni e kishte një shkollë shqipe.
Ka tre vjet që është gjetur kjo pllakë, por askush deri më tani nuk e ka studiuar e zbërthyer atë që shkruhet aty.
Qysh në prezantimin e kësaj teorie, profesori universitar Hajrullah Koliqi kishte qenë ndër të parët që kishte reaguar. Por Zefi është i palëkundur në atë që thotë, edhe pse pos atij mbishkrimi nuk ka ndonjë tjetër dokumentacion që e dëshmon se ajo ishte shkollë shqipe.















