• Latest
  • Trending
  • All

Dikur standardet para statusit, tani Asociacioni para marrëveshjes

12/02/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dikur standardet para statusit, tani Asociacioni para marrëveshjes

12/02/2023
in Aktualitet

Enver Bytyçi

Në fillimin e viteve 2000, bashkësia ndërkombëtare, në përpjekje për ta shtyrë zgjidhjen e statusit të Kosovës, hodhi idenë që para se të vendosej për statusin e Kosovës, të realizoheshin shumë standarde nga ana e saj. Standardet patën të bëjnë me implementimin e parimeve të lirisë e të demokracisë në Kosovë, sikur ajo do të pranohej sapo të shpallej e pavarur në BE.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Shqiptarët e kuptuan lojën e zvarritjes së marrjes së vendimit për Kosovën dhe ishin të pakënaqur me këtë version në dukje perëndimor, por që shkonte në dobi të Beogradit. Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Më 17 dhe 18 mars 2004 Kosova e madje edhe Serbia u përfshinë në një konflikt të hapur midis tyre. U tha se shkak ishte mbytja e dy fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër nga ana e strukturave paralele militare serbe te ura e këtij lumi. Por, burimi i revoltës ishte te perspektiva e munguar e shqiptarëve shumicë dërmuese në Kosovë.

E përmenda këtë fakt për të vënë një paralele me ato përpjekje diplomatike që po bëhen sot për Kosovën dhe pranimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare. Pas një jave Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë. Dhe një muaj e dy ditë pas kësaj feste bëhen 10 vite që Brukseli dhe qendra të tjera perëndimore përsërisin refrenin “Asociacioni para marrëveshjes përfundimtare”. Madje tani po thuhet “Asociacioni para marrëveshjes së ndërmjetme”, të iniciuar nga franko-gjermanët e evropianet, si dhe të mbështetur nga amerikanët.

E njëjta skemë si në periudhën e pas luftës. Pa asnjë ndryshim. E njëkohësisht të njëjtët efekte negative si atëherë. Edhe sot popullsia e Kosovës, shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë e të tjerë, ndjehen të pa-arrirë, të parespektuar, pa integritet për të drejtën e shtetësisë së plotë. Të gjithë qytetarët në mënyrën e vet e për arsyet e veta nuk e pranojnë këtë statukuo dhe këtë formulë. Të gjithë duan stabilitet, paqe e siguri. A ua jep këto formimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë para njohjes së shtetit nga Serbia dhe para votës për anëtarësim në OKB të Këshillit të Sigurimit?

Jo! Përkundrazi është mekanizëm i përkeqësimit të marrëdhënieve etnike dhe atyre Kosovë-Serbi. Një asociacion i tillë nuk është mjet e as provë e promovimit të paqes. Atëherë pse ambasadori gjerman në Kosovë i kërkon Albin Kurtit ta implementojë menjëherë këtë lidhje? Pse nga ana tjetër ambasadori amerikan, Hill, në Beograd ia kërkon këtë me ngulm Kosovës?! A nuk e dinë këta se krijimi i Asociacionit para njohjes dhe pranimit në OKB të Kosovës sjell konflikt?

Shumëkush sot e ka shndërruar retorikën e besimit të Amerika dhe Gjermania në një lloj argumenti gati tabu për ta pranuar Asociacionin serb në Kosovë. Dhe në parim është gjithçka e kuptueshme dhe e arsyeshme. Duhet dhe mundet t’u besohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e madje edhe Francës, sado që me rezerva. Po nuk janë këto fuqi që garantojnë plotësisht të ardhmen e shtetësisë së Kosovës. Sepse garancitë duhet t’i japë Serbia dhe jo Amerika. Konflikti është me Serbinë dhe nuk është as me Europën, as me Amerikën. Pavarësisht se anti-amerikanët, që shndërrohen në pro-amerikanë kur favorizohet Serbia, akuzojnë qeverinë e zotit Kurti se “nuk paska besim te Amerika”.

Në fakt ngjarjet e 17-18 marsit 2004 janë mësim i mirë që për një kohë të gjatë të mungojë besimi te Serbia. Kush e garanton qeverinë dhe institucionet e Kosovës se Beogradi nuk do të provokojë dhunë e terror në Kosovë, si atëherë, për të realizuar qëllimin e grabitjes së territorit të Kosovës? A nuk ka shembuj pa fund destruktivizmi të Serbisë në këtë drejtim? Beogradi ende nuk i ka shuar strukturat e krimit në Veri të Kosovës. Të njëjtat struktura si ato të vitit 2004 janë në veprim edhe sot. Beogradi nuk pranon njohjen e Kosovës. Sepse dëshiron ta vazhdojë luftën hibride të 15 viteve të shkuara për ta destabilizuar dhe rrënuar shtetësinë e saj. Beogradi nuk dëshiron marrëveshje përfundimtare e ndërkohë kërkon Asociacion para njohjes, sepse dëshiron ta zhvillojë më tej projektin e tij të ndarjes së Kosovës.

Ndërkaq Hill e ambasadorët e tjerë në Beograd e në Prishtinë vazhdojnë t’i besojnë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit derdh lot krokodili në Parlamentin e Serbisë për t’u thënë diplomatëve ndërkombëtarë se “sa është i zënë ngushtë” nga fakti se qeveria e Kosovës nuk “bën kompromise”. Edi Rama, nga ana e tij, e shfrytëzon këtë skenë teatri komik e tragjik njëkohësisht, për të thënë se vëllai i tij binjak “është në hall të madh”.

Ndërkohë qytetarët e Kosovës janë dhe mbeten në kurthin e Asociacionit para marrëveshjes përfundimtare dhe nuk dinë, e as nuk do të dinë për një kohë, se cila do të jetë e ardhmja e perspektiva e tyre. Mjafton ky fakt për të mbjellë konflikt dhe trazira sociale në Kosovë, të ngjashme me ato të 17 e 18 marsit 2004.

Mos e përsërisni ju lutem skenarin e atij viti!

© Enver Bytyçi

Previous Post

Bilanci tragjik shtohet, mbi 25 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Next Post

Protestë në Hagë më 1 mars: Duam drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Protestë në Hagë më 1 mars: Duam drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.