Këtë djegie e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët bashkë me zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shkrun gazetametro.
Mësohet se djegia ka ardhur si pasojë e rrymës, dhe ka ndodhur në orën 3:00 të këtij mëngjesi.
Por, çka vlen të theksohet, në këtë lagje vetëm muajin e fundit janë djegur edhe dy shtëpi si pasojë e rrymës. Madje, pronarët e fabrikës e kanë konfirmuar se të gjitha makineritë kanë qenë të ndalura kur ka ndodhur djegia.
Ndërkohë, Policia e zjarrfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes duke menaxhuar zjarrin.























