Siç shihet edhe nga videot që disponon SYRI.net mbrëmjen e kaluar i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme një makine tip “Benz”, ngjyrë e zezë në një parking në Durrës.
Si pasoje është djegur edhe një makine tjetër ngjitur me makinën tip “Benz”.
Interesant është fakti se pikërisht në vendin ku ishte makina që i është vënë zjarri, parkohet çdo natë makina e Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Edhe ajo është një makinë tip “Benz” dhe ngjyre e zezë. Rastësi apo zjarrëvënësit kanë ngatërruar makinën, por jo vendparkimin?























