Gjashtë turistë, tre shqiptarë dhe tre të huaj janë dëmtuar nga rrufeja sot rreth orës 15:100 në Dibër gjatë reshjeve të shiut, shoqëruar me stuhi e rrufe.
Turistët ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës dhe për t’iu shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.
Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit, tre prej tyre janë turistë të huaj e tre shtetas shqiptarë.
Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.
Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjeksor do t’i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.















