• Latest
  • Trending
  • All

Diaspora që s’bzan

07/08/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Diaspora që s’bzan

07/08/2017
in Aktualitet

Petrit Kuçana

Ata rikthehen nga të katër anët e globit sërish në muajt e ngrohtë atje ku u nisën, si një ritual shtegtimi e që rëndom quhen pushime. Ritual i përvitshëm ky, ku me patjetër do të shikojnë se çmimet rriten, që shikohen dhe trajtohen ndryshe, si parelinj në rastin më të mirë,  dhe “mbijetesa” varet nga aftësia e përshtatjes në vendin ku janë rritur…

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Spektatorë të paepur mbeten mërgimtarët, jetimë gjithësesi dhe e gjitha çfarë mund të bëjnë është ndonjë rresht me mendimet e tyre në ndonjë media apo në rrjetet sociale, (pa përfshirë mllefet apo shitmendjen që konsiderohen më tepër si dëshmi mllefi sesa arritje, ja unë mundem!) ku asgjë nuk ndryshosh përveç specifikave të përshtatjes.

Asgjë nuk ndryshon edhe pse mërgimtarët shqiptarë (të Shqipërisë amë) janë të vetmit në rajon dhe më gjerë që nuk kanë të drejtën e votës dhe mbetet sfidë në vetvete përballimi me “argumentet” e qeveritarëve, që qëmtojnë “arsyet” se pse nuk u është dhënë kjo e drejtë, ndonëse u është premtuar me zë dhe me figurë se në zgjedhjet e tjera (të kurrëmosardhura) kjo do të bëhej realitet.

Dhe diaspora hesht, nuk bzan

Nuk bzan edhe kur në shpeshherë në kurriz të saj majmen e majmen, (ata që ishin, janë e që duket që do të jenë) ministra,  deputetë, zyrtarë, apo që kanë marrë përsipër të jenë përfaqësues, (të diasporës kurrsesi) dhe mbase dikush bën ndonjë llogari nga ato të thjeshtat, se si është e mundur të vihet ajo pasuri e atij/asaj, me ato të ardhura që merr ai tipi/tipja nëpunëse apo zyrtare, e zgjedhur apo e komandur?

Thjesht ndonjë shfryrje dhe një pezm që kalon në sfidat e tjera të xhunglës, ku leqet janë shpesh të ngritura për parelinjtë, që nga çmimet e pa faturë, e deri tek rezervimet e tjera që janë ekstra speciale dhe ku nuk gjendet asnjë vend ankimi.

Dhe diaspora hesht, nuk bzan

Nuk bzan as kur mendon e stërmendon për aeroportin e vetëm të dheut të tyre, që pranohet botërisht se i ka çmimet më të larta në rajon dhe më gjerë, por nëse xhepi mbetet i ngushtë për apetitet e aeroportit (sidomos në ciklin e rikthimit) atëherë gjenden rrugët alternative, nga aeroportet e fqinjëve, apo mbetet alternativë ndërmarrja e odisesë së turravrapit që shkon disa ditë deri në mbërritje. Dhe askush nuk pëpëtin, nuk flet për të ikurit, të shpërngulurit, rrefugjatët, emigrantët…

Dhe ata heshtin, nuk bzajnë, qoftë edhe ata që ua përplasën dyert turinjëve, kur u rikthyen në mëmëdhe, pasi kishin mbaruar studimet në universitetet e perëndimit (se) pse ishin të papërshtatshëm në xhunglën e madhe, ku shërbyesit partiakë vendosin edhe për fatin e tyre.

Diaspora hesht nuk bzan.

Nuk bzan edhe ku akuzohen se janë shkaktarët e ngritjes së çmimeve të gjithçkaje, edhe kur nuk ka një institucion të vetëm apo qoftë edhe shoqatë që “të përkujdeset” për ta, siç ndodh me shoqatat e mbrojtjes së shpendëve… dhe si spektatorë të devotshëm shohin ndonjëherë tek përbëjnë lajm sesi kanë rënë remitancat, pra të ardhurat e dërguara prej tyre, sesi janë bërë shkaktarë të shtimit të trafikut, të aksidenteve dhe loja tragji-komike se fëmijët e tyre nuk e fliskan aq mirë shqipen, e  vazhdon deri në absurditet, sidomos në ciklin e rikthimit atje ku u nisën, në truallin që quhet atdhe.

Nuk u arrit asnjëherë që shteti i Shqipërisë amë të ngrihet në nivelin qoftë edhe të shtetit të Kosovës, jo thjesht për pasjen e dikasteri, qoftë edhe si Ministri e Diasporës por edhe në angazhimin për “të bërë diçka” për diasporën.

Në të gjithë Kosovën edhe falë një tradite organizohen ditët e diasporës, ku me gjithë problematikat e ndryshme mërgimtarët nuk ndjehen aq të huaj sa në Shqipëri, ku nuk ka qoftë edhe një aktivitet të vetëm për diasporën. Keni dëgjuar për ndonjë qoftë një të vetëm?

Në Kosovë organizata Germin organizon kaq shumë aktivitete saqë nuk ka mbetur qytet pa shijuar aktivitetet e saj.

Në Shqipëri nuk gjen qoftë edhe një iniciativë të tillë apo të ngjashme, dhe kushedi sa në gjynah hyjnë ata që presin ndonjë gjë nga Ministria e Jashtme që po shijojnë pushimet pas fushatës së ethshme elektorale….

E mbase shumëkujt i kujtohet Samiti i Diasporës, ata mërgimtarët që dalloheshin me çantat e kuqe nëpër rrugët e Tiranës ato ditë Nëntori.

Askush prej tyre nuk ka para gjë akoma, se pse u bë ai samit apo çfarë u arrit prej tij dhe më kot vetmevetshëm mund të shtrojë pyetjen se pse të mos bëhej diçka e ngjashme në verë kur vijnë emigrantët.

Thjesht s’bëhet, e kalohet me ndonjë lajm sesi po ikin e po ikin shqiptarët, sesi nga BE-ja vetëm vitin e kaluar janë kthyer, pra riatdhesuar mbi 40 mijë shqiptarë dhe qiqrat në hell vazhdojnë të reflektojnë çdolloj tendence për ndonjë përçapje të diasporës, se dikush dikur mund dhe duhet të mendojë edhe për ta.

Diaspora hesht nuk bzan

Nuk bzan as kur kryeministri i Shqipërisë në asnjë prej fjalëve nuk e shqipton fjalën diasporë, emigrant, refugjat, qoftë edhe për ato që ka premtuar, jo të drejtën e votës por as regjistrimin e tyre.  Nuk bzan edhe kur shikon që radhët e saj po stërmbushen, që Shqipëria po zbrazet, që burgjet e Evropës po mbushen me të rinj shqiptarë…

E kushedi sa kohë do të kalojnë, sa breza do të rriten në mërgim ku në ADN-në e tyre do të vazhdojë të ruhet si amanet më shumë se si instikt, rikthimi në dheun e të parëve, ku shtegëtimi do të vazhdojë të mbetet i tillë,  pa mundur të jenë pjesë vendimmarrjeje, qoftë edhe për të bërë pak zhurmë… por diaspora jonë mbetet ajo e heshtura që sbzan…

Dhe nëse dikush mendon se potencialet e diasporës janë jashtëzakonshme dhe përfshirja e saj mbetet një domosdoshmëri, kjo ngjason më tepër me një dëshirë të kahershme sesa një realitet që preket, ose që pritet të preket. Duket se kështu është edhe më e lehtë udhëheqja e atyre që marrin votëbesimin e njëzet e ca përqind të votuesve… Deri më tani diaspora është ajo që sbzan, si e braktisur dhe braktisëse njëkohësisht…

Previous Post

Infrakos i kërkon Qeverisë t’i mbështesë financiarisht hekurudhat e Kosovës

Next Post

Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Iran: Presidenti Rohani u inaugurua edhe për mandatin e dytë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.