Aktivistë të diasporës shqiptare në Zvicër ditën e enjte do të dorëzojnë një peticion kundërrastit “Monstra” në Parlamentin e Zvicrës.
Deri më tani janë marrë 900 nënshkrime, ndërsa organizatorët kanë thënë se do ti shtojnë nënshkrimet.
“Ne jemi duke përgatitur dorëzimin e peticionit kundër rastit “Monstra” nëParlamentin zviceran të enjten, 18.12.2014 ora 15:30. Shifra e nënshkrimeve i është afruar 900ës, andaj ju thërrasim juve qytetarë të nderuar që ende nuk e keni nënshkruar peticionin, ta bëni këtë në faqen ëëë.qytetariaktiv.com dhe ti informoni të afërmit dhe shokët tuaj që edhe ata ta nënshkruajnë peticionin. Për të arritur 1000 nënshkrime na duhet ndihma e juaj, na ndihmoni!”, thuhet në apelin e aktivistëve të diasporës shqiptare në Zvicër.
















