Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, tha se ky aktivitet po bëhet që 3 vjet me radhë, dhe në këtë mënyrë duam t’i përçojmë 2 mesazhe kryesore. “Së pari, që historia të mos harrohet, sepse na përsëritet. Së dyti, të dhurojmë, të shpëtojmë jetë”, theksoi Vitia.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm që të dhurojnë gjak në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.






















