Tenton të vjedhë me dhunë një banesë duke dhunuar të moshuarën në fshatin Likomil, në Dropullin e Sipërm, arrestohet në flagrancë nga Policia. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Ndriçim Dervishaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ky person është vënë në pranga sepse në fshatin Likomil, Bashkia Dropull ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e 71-vjeçares me inicialet E. Dh.
Ky person ka shkuar në orët e mbasdites rreth orës 18.00 në banesën e shtetases E.Dh e cila ishte vetëm në oborrin e banesës pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti.
Pasi ka shkuar në oborr ka ushtruar dhunë mbi shtetasen E.Dh duke i mbyllur gojën me qëllim që kjo të hapte banesën dhe të tregonte lekët dhe mos bërtiste.
Shtetsja E.Dh në përpjekie e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur. Në këto kushte shtetasi i lartpërmendur është larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë.
Banorët e fshatit kanë lajmëruar Stacionin e Policisë Dropull ku falë reagimit në kohë të Policisë është bërë e mundur që pas 45 minutash policia të kapë dhe arrestojë në flagrancë autorin rreth dy kilometra lar vendngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”.















