• Latest
  • Trending
  • All

Dhuna barbare e Anjeza Hushit ndaj fëmijëve, i pickonte dhe i qëllonte me grushte e shkelma

08/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dhuna barbare e Anjeza Hushit ndaj fëmijëve, i pickonte dhe i qëllonte me grushte e shkelma

08/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Husha, e cila më herët ka ushtruar profesionin e gazetares u filmua nga një kamera e fshehtë teksa në ambientet e kopshtit dhunonte në mnëyrë të vazhdueshme një djalë të vogël, për të cilët prindërit paguanin 17 mijë lekë të vjetra në muaj, që ndryshe nga kujdesi që duhej të merrte, vogëlushi pësoi truama të rënda psikologjike.

Sipas hetimeve që ka kryer prokuroria është faktuar në tre raste dhuna që Anjeza Husha ushtronte ndaj fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Gjatë periudhës së hetimit ajo ka qëndruar në burg dhe akuzohet për veprat penale  “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si edhe për “Fshehje të të ardhurave”.

Nga hetimet ka rezultuar se administratorja e kopshtit i dhunonte fizikisht fëmijët, duke i pickuar, qëlluar me grushte e shkelma, fyer e duke i mbuluar kokën me çarçaf dhe batanije edhe pse mund të ishte vap. Cun i keq, debile, kokëderr, kafshë, ishin disa nga ofendimet që Anjeza Husha përdorte ndaj fëmijëve të vegjël.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se:

Që prej muajit Shtator të vitit 2015, e në vijim, e pandehura Anjeza Husha ka ushtruar aktivitetin e kopështit privat të fëmijëve, me logon “DIREN”, në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe, të ndodhur në Sauk të qytetit të Tiranës. Këtë aktivitet, ajo gjatë gjithë kohës jo vetëm që e ka ushtruar pa licensën përkatëse dhe e pa regjistruar në organet tatimore, por edhe duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët që frekuentonin kopështin në fjalë. E pandehura ka marrë në mënyrë sistematike nga prindërit e fëmijëve pagesat mujore dhe nuk ka derdhur në arkën e shtetit, detyrimet tatimore për këto pagesa.

Në muajin Shtator të vitit 2015, në këtë kopësht është regjistruar edhe fëmija R.A dhe midis prindërve të tij dhe të pandehurës, është rënë dakort për një pagesë mujore në shumën prej 17.000 lekësh. Rreth muajit Janar të vitit 2016, e në vijim, e pandehura në mënyrë të përsëritur e pandehura është sjellë ashpër me fëmijën R.A, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, nëpërmjet pickimeve, goditjeve me shpulla, kapjes me duar etj.

Në paraditen e datës 14.06.2016, e pandehura në një gjëndje të dukshme nervozizmi ka marrë përdore fëmijën R.A dhe duke e tërhequr e ka goditur atë 3-4 herë me pëllëmbë në të dy duart. Njëkohësisht ajo i është drejtuar fëmijës me ton të lartë ne fjalët “Pusho-pusho” dhe mbasi e ka futur tek një nga dhomat e kopështit, e ka lënë aty të vetëm dhe duke qarë. Mbas rreth një minute, ajo është kthyer përsëri dhe duke i thënë “pusho” e ka marrë me vete duke u larguar për një moment nga dhoma. E ka rikthyer përsëri të vetëm në dhomë dhe mbas rreth dy minutash e ka marrë përsëri, duke e ulur në një karrige, në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë të kopështit. Mas pas, në këtë ambient, ajo ka filluar që të sillet në mënyrë agresive me fëmijën R.A, duke ushtruar përsëri dhunë fizike ndaj tij. Fillimisht, ajo me dorën e saj të majtë i ka tërhequr veshin e djathtë fëmijës, duke e tërhequr me forcë nga atë karrigia dhe goditur një herë në kokë me pëllëmbën e majtë. Mandej ajo i është drejtuar me fjalët “R…R…., do të duroj ty, kur të them pusho-pusho” dhe e ka larguar nga ambienti. Pas rreth një minute, ajo e sjell përsëri fëmijën R.A. në ambientin ku ndodheshin edhe fëmijët e tjerë, duke i thënë “Hajde këtu shpirti im, ti je shumë i mirë”. Por, fëmija ka vazhduar që të qajë me zë të lartë dhe shtetasja Anjeza Husha i është drejtuar me ton të lartë me fjalët “pusho, pusho, pusho, mos të dëgjoj më, djalë i keq”. Ndërsa fëmija vazhdonte të qante, ajo i ka thënë “pusho, pusho, qepe gojën Rain. Mos t’a dëgjoj zërin. Ashtu, shëët, shëët, qepe. Pusho-pusho-pusho. Xhan-xhan Rain” dhe është larguar. Pas rreth 15 minutash, e pandehura Anjeza Husha është kthyer përsëri dhe i është afruar fëmijës dhe është përpjekur që t’a qetësojë duke e ledhatuar, puthur në dorë dhe afruar pas vetes. Ajo është përjekur që edhe të luajë me fëmijën dhe ndërsa ky vazhdonte të qante i terrorizuar, ajo është ngritur për t’u larguar dhe i është drejtuar me fjalët    “pusho-pusho-pusho, oj ky, sa më mirë aq më keq. Qepe gojën e mos t’a dëgjoj më zërin, pusho, qepe, shët”. Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijës R.A. i janë shkaktuar dëmtime fizike, të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat sjellin për pasoja humbjen e aftësisë së përkohëshme për punë në masën deri në 9 (nëntë) ditë (në rastet e të rriturve).

Në muajin Shtator të vitit 2015, në kopështin e të pandehurës Anjeza Husha, është regjistruar edhe fëmija A.K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalët “kokëderr”, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije edhe pse mund të ishte vapë. Mbas dy muajve që fëmija A.K. ndodhej në kopësht e në vijim, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ulëritur pa shkak. Në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Për këtë fakt ata kanë vënë në dijeni të pandehurën, por ajo u ka shpjeguar se fëmija ishte zënë me një fëmijë tjetër. Duke qenë se gjëndja ka vazhduar e njëjtë, prindërit e kanë hequr fëmijën nga kopështi, dikur rreth datës 10.06.2016.

Në të njëjtën periudha në kopësht është regjistruar edhe fëmija E.K. Gjatë kohës që kjo fëmijë ka qëndruar në kopësht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga e pandehura Anjeza Husha, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë. Mbas vajtjes në kopësht fëmija ka paraqitur shqetësime të ndryshme si trëmbje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopësht dhe u thoshte prindervë se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj.”. Megjithëse babai i saj ja kishte paraqitur këto fakte të pandehurës, ajo i kishte mohuar faktin që E.K. të ishte keqtrajtuar në kopësht. Por, duke e parë se gjëndja e fëmijës ishte shqetësuese ai e kishte hequr nga kopështi.

Tags: albanian
Previous Post

Vulin: Vendimi për Trepçën mund të destabilizojë Kosovën

Next Post

Afër 900 të vdekur nga uragani në Haiti

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Afër 900 të vdekur nga uragani në Haiti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.