Tre banesa janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të ditës së djeshme në fshatin Miras të Devollit.
Nga flakët nuk janë shkaktuar viktima, por vetëm materiale. Burime nga policia bëjnë me dije për Syri.net se ngjarja po hetohet si zjarrëvënie.
Përveç tre banesave të Y.K., F.K dhe M.D., përkatësisht 62, 36 dhe 62-vjeç, ka rënë zjarr edhe në plevicën e 64-vjeçarit N.K.., si dhe në çatinë e ndërtesës së Njësisë Administrative Miras.
“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vënies së zjarrit”, njofton policia.
/Syri.net/















