Reportazhi është përgatitur përpara se këta të rinj të kryenin sulmin ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Megjithatë bie në sy vëmendja e gjermanëve për të parë në ‘skutat’ e ekstremeve shqiptare, diçka që media jonë nuk para e bën, transmeton gazetametro.net.
“25 vite pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri ka një tjetër të majtë të re”, thuhet në reportazh. Pika e tyre e takimit është “Qendra Sociale”.
Bëhet fjalë për një apartament të vogël ku mblidhen militantët e rinj të majtë të asaj që njihet si Organizata Politike. “Prej vitesh ata luftojnë kundër privatizimit të universiteteve,” vijon reportazhi.
Gjithashtu duhet theksuar, se oraganizata simotra sikur kjo e majtë ekstreme në Shqipëri, ka edhe në Kosovë, si Lëvizja Vetëvendosje dhe oraganizata studentore Studim Kritikë Veprim (SKV), të cilat mbështesin njëra tjetrën në organizime dhe protesta që nuk i kanë të rralla.






















