• Latest
  • Trending
  • All

Deutsche Welle: Pse kaq frikë nga Omikron?

21/12/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deutsche Welle: Pse kaq frikë nga Omikron?

21/12/2021
in Aktualitet

Gjermania ndodhet para kufizimeve të reja për shkak të variantit të ri. Politika dhe ekspertët presin një valë të fortë infektimesh, me pasoja për të gjithë jetën publike, nëse nuk merren masa për ndërprerjen e saj.

Para takimit të federatës dhe landeve të martën (21.12), ku pritet të miratohen masa të reja kufizuese edhe për të vaksinuarit e shëruarit nga Corona, politika gjermane dhe ekspertët paralajmërojnë një valë të fuqishme të infektimeve për shkak të Omikron.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Masat e reja pritet të vlejnë nga 28 dhjetori. Maksimalisht mund të takohen 10 persona të vaksinuar apo të shëruar, për të pavaksinuarit lejohen vetëm takimet me familjen e vet dhe dy persona të një familjeje tjetër. Aktivitetet e mëdha do të zhvillohen pa spektatorë, pra Bundesliga nga janari do zhvillojë ndeshje në stadiume bosh, diskotekat e klubet mbyllen. Në dyqane vlen si më parë rregulli që hyn vetëm me vaksinim ose vërtetim shërimi.

“Duhet të përgatitemi se mund të kemi një valë të fortë”

Sipas ekspertëve, Omikron është shumë inkfektues dhe anashkalon edhe imunitetin që krijon vaksina. Virologu, Hendrik Streeck, anëtar i këshillit të ri të ekspertëve të qeverisë gjermane shprehet për ZDF, se “duhet të përgatitemi se mund të kemi një valë të fortë.”

Aktualisht politika gjermane në luftë kundër pandemisë këto javë e vuri theksin tek vaksina përforcuese, por “boosteri vetëm nuk do të mjaftojë”, thotë anëtari tjetër i këshillit të ri të ekspertëve të qeverisë, prof. Leif Erik Sander “Ky variant është shumë infektues, përhapet shumë më shpejt, se të gjtha variantet e deritanishme, dhe me këtë sjell një dimension të ri të pandemisë, kemi një shpejtësi tjetër.” Sipas Sander, boosteri, vaksina përforcuese ka efekt pozitiv. “Ne nuk dimë ende shumë, për ecurinë e sëmundjes. Por ajo që pritet është që personat që nuk janë vaksinuar ose shëruar, mund të sëmuren po kaq rëndë, si tek variantet e tjera.”

Shqetësimi i politikës dhe ekspertëve lidhet me problemet që mund të ketë infrastruktura kritike, nëse sëmuren shumë vetë në të njëjtën kohë.

Sipas profesorit Sander, nëse gjithçka zhvillohet shpejt, dhe në të njëjtën kohë kemi shumë të sëmurë, mund të kemi situata si në Angli, kur shumë njerëz sëmuren njëkohësisht dhe futen në karantinë. Në këtë situatë nuk mund ta mbash në funksion si duhet një spital apo një sektor pune, është shprehur Sander për televizionin gjerman, ZDF. Landet gjermane po punojnë për plane të posaçme për raste krizash, si duhet punuar, nëse vjen vërtet vala e fortë Omikron. Ministri i Brendshëm i landit Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul, u shpreh për WDR të hënën, se po punohet për plane të tilla krize.

Söder: Nuk duhet panik

Kurse kryeministri bavarez, Markus Söder është shprehur, se duhet siguri në planifikimin e luftës kundër pandemisë. Nëse varianti Omikron vërtet shkakton pak ecuri të rëndë të sëmundjes, kjo duhet të reflektohet në masat tona, tha kreu i CSU për ARD. “Ne duhet fillimisht vërtet të kemi një vlerësim të qartë, se sa i rrezikshëm është Omikron, si ndikon kjo tek spitalet, si është gjendja e rrezikimit veçanërisht për brezin më të ri.”

Po ashtu Söder kërkoi që të ketë qartësi të menjëhershme, nëse ka mjaftueshëm vaksina për freskimin e dozës së dytë.  “Nuk ka kuptim që tani me shifrat që bien të thirret paniku. Por nga ana tjetër duhet të jemi konsekuentë dhe të ndershëm, për atë që na pret.” Ajo që duhet sqaruar është si do të veprohet në janar me shkollat. Po ashtu e paqartë është ende, kur duhet të marrë një vaksinë përforcuese një i shëruar nga Corona.

Eksperti i Të Gjelbërve për shëndetësinë, Janosch Dahmen e quan të mundur rishpalljen e gjendjes epidemike.

“Ka gjasa që nëse situata me Omikron ashpërsohet më tej, mund të ndodhë që na duhet të shpallim sërish gjendjen epidemike.” Kontakti i federatës dhe landeve me dinamikën e lartë aktualisht është i nevojshëm, sipas Dahmen. Instituti gjerman Robert Koch regjistroi të martën 23.428 infektime të reja, shenjat e infektimeve janë në rënie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë. 462 raste vdekjesh u shënuan të martën.

Moderna: E mundur përshtatja e vaksinës kundër Omikron

Ndërkohë prodhuesi amerikan i vaksinës, Moderna nuk shikon probleme në përshtatjen e vaksinës kundër variantit të ri të Coronës, Omikron.

Nevojiten ndryshime të vogla, është shprehur kreu i koncernit, Stephane Bancel për gazetën zvicerane, “TagesAnzeiger”. Sipas tij, Moderna pret aktualisht për më shumë informacione të rëndësishme lidhur me këtë mutacion, të cilat mund të mblidhen për rreth dy javë.

Moderna shpreson, që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë teste klinike me një vaksinë të specializuar kundër Omikron. Derisa  të prodhohen rreth 500 milionë doza, kërkohen pak muaj, sipas Bancel. Kapacitetet e Modernas janë shumë më të mëdha se para një viti është shprehur Bancel. Në fillim të vitit 2021, Moderna kishte probleme me furnizimin./Deutsche Welle

Previous Post

Mungon Kosova/ Vuçiç: Askush nuk mund të ndalojë këtë, nuk kemi pse të kërkojmë falje

Next Post

Putin paralajmëron një sulm të mundshëm ushtarak ndaj NATO-s

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Putin paralajmëron një sulm të mundshëm ushtarak ndaj NATO-s

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.