Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke thënë se për vdekjen e personit me inicialet B.K është hapur rasti “vdekje e dyshimtë”.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Në ndërkohë që ekipi i Klan Kosovës që ka qëndruar tash e disa orë tek pishina e Gërmisë lpër të marrëë shumë detaje lidhur me rastin nuk është lejuar që të futet brenda rrethojave të pishinës.
Por dëshmitarët e kësaj ngjarje tragjike kanë thënë për Klan Kosovën se ekipet e shpëtimit janë vonuar të ofrojnë ndihmën e tyre në rastin në fjalë.
Në ndërkohë që pishina e Gërmisë pas kësaj ngjarje është mbyllur dhe të gjithë të pranishmit janë larguar nga ana e Policisë.






















