• Latest
  • Trending
  • All

Detajet rrënqethëse nga masakra e Shkodrës, “Donte të vriste nënën e objektivit” 

06/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Detajet rrënqethëse nga masakra e Shkodrës, “Donte të vriste nënën e objektivit” 

06/10/2016
in Aktualitet
Të hënën duke hyrë e marta, 30 vjeçari mund të kishte lënë edhe më shumë viktima nëse fati nuk do të ishte me njerëzit e pranishëm dhe jo të pranishëm në atë moment çmendurie. Dëshmia e mëposhtme e siguruar nga Opinion.al hedh dritë për herë të parë në mënyrë të plotë mbi atë që ndodhi në lokalin e fshatit të humbur Dajç në Shkodër.

D.L/ Keni kaluar dy ditë të vështira, Çfarë ndodhi dy netë më parë në lokalin ku ndodhi vrasja?

K.F/ Janë thënë shumë gjëra që nuk janë të sakta. Do ta filloj që nga paraditja. Miklovan Parubi, vrasësi ka qenë në lokal që gjatë paradites. Dhe ka ardhur disa herë në lokalin ku kreu vrasjen gjatë ditës. Në darkë ai ka ardhur në lokal dhe bashkë me disa shokë të tjerë kanë bashkuar tavolinat dhe janë ulur bashkë, për të bërë një dorë me letra. Për ta bërë lojën sa më serioze dhe më të fortë i vunë sipër edhe 100 lekë të reja. Ka luajtur edhe vetë Miklovani. Pra nuk po luanin poker me çipsa siç kanë thënë. Kjo nuk është e vërtetë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

D.L/ Para se të kalojmë te ajo që ndodhi, çfarë tipi ishte Miklovani?

K.F/ Ishte tip shumë problematik. Pinte shumë dhe vinte shpesh në lokal. Nuk merrej me asnjë punë dhe gjithë kohës vinte vërdallë. Ishte problematik me gjithë fshatin. Familja e Miklovanit kishte vetë një lokal në fshat..

D.L/ Kalojmë te ngjarja. Çfarë ndodhi?

K.F/Ndryshe nga sa është thënë nuk ka pasur asnjë problem gjatë lojës. Përkundrazi çdo gjë ka shkuar në rregull. Në një moment Miklovani është çuar nga karrigia ku qëndronte dhe është larguar duke i përshëndetur. Edhe djemtë e tjerë po kështu e kanë përshendetur.

Ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën dhe një kallashnikov me dy karikatorë. Në momentin kur ka qenë duke mbërritur pranë lokalit ku ndodheshin shokët ai ka parë nënën e Ndoc Markaj (njërit prej të plagosurve) dhe e ka qëlluar më pistoletë, por plumbi fatmirësisht se ka kapur…

D.L/ Pra po më thoni që fillimisht ka dashur të vrasë nënën e Ndoc Markaj?

K.F/ Po, kështu është. Më pas Miklovani, apo Vani siç e thërriste shoqëria, është ngjitur në lokal me automatik në dorë dhe nga jashtë u ka thënë “Do u vras të gjithëve”. Në fillim ata që ishin aty e kanë marrë më shaka. Më pas pasi janë qëlluar kanë filluar të shpërndahen, kush në banjë, kush pas banakut. Të parin që kanë kapur plumbat ka qenë Gacalin Kopshti. Fillimisht e ka lënë të plagosur. Këtu i është afruar Vincenci, i vëllai i Gacalinit dhe i ka thënë “Çar bone mer se më vrave vëllan”. Në këtë moment dhe kjo është më e rënda, Miklovani i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur ndërsa ka plagosur edhe Vincencin.

D/L/ Po me tjerët çfarë ndodhi?

K.F/ Pastaj është futur në lokal dhe ka qëlluar sërish. Dikush siç thashë më lart, është future në banjë, dikush është futur në banak

D/L/ Është thënë që objektivi ishte Ndoc Markaj, i cili mbeti i plagosur nga Miklovani? Përse donte ta vriste Ndocin, Miklovani? Kishin pasur ata një debat të mëparshëm?

K.F/ Jo nuk kanë pasur asnjë debat. As më parë as atë natë. Madje kanë qenë shumë shokë. Në momentin kur Miklovani ka nisur të qëllojë, Ndoci bashkë me një person tjetër janë hedhur nga ballkoni i lokalit. Personi tjetër ndrydhi këmbën, ndërsa Ndoci shpëtoi për momentin por u qëllua nga Miklovani poshtë në oborr ku mbeti i plagosur. Pra nuk u plagos në lokal.

Në momentin e vrasjes së Gacalinit, Miklovanit ju mbarua karikatori i parë dhe poshtë lokalit ka ndërruar karikatorin pasi kishte dy të tillë dhe ka plagosur Ndoc Markaj.

D.L/ Ndërkohë që në këtë ngjarje kanë qenë dy persona të vrarë, midis tyre edhe pronari i lokalit…

K.F/ Po. Ajet Saiti kishte vetëm tre ditë që e kishte marrë me qera lokalin ku ndodhi vrasja. Ajeti është vrarë edhe ai në oborr, kur Miklovani kishte vendosur karikatorin e dytë. Ajeti i ka thënë Miklovanit në atë moment: “Ça bane më të plaçin sytë se na vrave të gjithëve” dhe ai aty e ka vrarë….

D.L/ Po i kthehem edhe njëherë dëshmisë që Miklovani ka dhënë pas arrestimit, ku në polici është shprehur se objektivi sipas tij ishte Ndoc Markaj. Ndërkohë që nga kjo që po më thoni del se nuk ka pasur një objektiv të qartë…

K.F/ Po ju them edhe njëherë që nuk ishte Ndoci objektivi. Kur i është afruar Gacalinit dhe e ka qëlluar për herë të dytë, ai ka bërtitur “Dilni mer, ku jeni fut mer frikacakë”, ai ndërsa ka vrarë Ajetin në oborr dhe e ka qëlluar edhe njëherë pasi e kishte vrarë, është larguar në një lokal tjetër…

D.L/ Po lini të kuptohet që Miklovani kishte ndërmend të bënte një masakër tjetër..

K.F/ Po. Dhe kjo është shumë e vërtetë. Por për fat të mirë pronari i atij lokali e kishte mbyllur atë ditë më herët, pasi kishte kryer një aksident. Kështu që nuk u krye një masakër më e madhe. Dhe Miklovani nuk ka qenë vetëm, pasi ka pasur edhe një bashkëpunëtorë që e ka ndihmuar të ikë…

Tags: albanian
Previous Post

Shkodran Mustafi: Jam shqiptar dhe flas vetëm shqip

Next Post

Dy të vrarë në Shkodër e Korçë, identifikohen viktimat

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dy të vrarë në Shkodër e Korçë, identifikohen viktimat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.