Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës. Baza e saj do të jetë në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë.
Ndryshe, prokurori amerikan David Schwendiman është emëruar kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale me bazë në Hagë.
Ky nuk është emërimi i parë në Ballkan për Schwendiman, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe ka kryesuar departamentin special për krimet e luftës në prokurorinë boshnjake gjatë dy viteve të fundit që ai ishte në vend.























