Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë personat e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.
Gjithashtu, Policia bën me dije se Fernando Deda, rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– një armë zjarri automatik-model 56,
– një krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.






















