Nga aksidenti mbeti i vdekur polici Ervin Haxhiaj dhe u aksidentuan rëndë dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha, të cilët u dërguan në spitalin Ushtarak, ku mbërriti menjëherë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Automjeti që goditi patrullën e policisë po udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe për pasojë goditi dy policët, ndërsa furgoni i policisë përplasi edhe një BMË që ndodhej e parkuar aty pranë. Nga përplasja mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Ai u dërgua fillimisht në spital ku mori mjekimet e nevojshme dhe më pas u ndalua nga policia.



























