Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 49 vota për nuk kanë arritur të zgjedhin për Avokat të Popullit, Veton Vulën.
Sipas Ligjit në fuqi konkursi për Avokat të Popullit duhet të rishpallet.
Veton Vula vazhdon raundin e tretë për Avokat të Popullit
E Plotësuar: Me 42 vota, kandidati Veton Vula, vazhdon garën në raundin e tretë për Avokat të Popullit, për dallim nga kundër-kandidatja, Shqipe Ibraj – Mala, e cila kishte fituar 34 vota.
Vula ka kaluar në raundin e tretë, pasi nuk kishte arritur që t’i fitonte votat e mjaftueshme që të zgjidhet në raundin e dytë.
Gara për Avokat të Popullit vazhdon në mes Veton Vulës dhe Shqipe Ibraj-Mala
Garën për Avokat të Popullit janë duke e vazhduar Veton Vula dhe Shqipe Ibraj – Mala, të cilët ishin dy kandidatët që morën më së tepërmi vota, gjatë votimit për Avokat të Popullit nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ata, në rundin e parë të votimit kanë marrë më shumë vota se Suzana Novobërdaliu me 21 vota dhe Mazllom Baraliu me 14 vota.
Ndryshe, votimi i parë i kandidatëve për Avokat të Popullit, është bërë me votim të fshehtë. /Telegrafi/















