Nisma e opozitës duket se ka dështuar për shkak se nuk është arritur qëllimi për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme ku do kërkohej shkarkimi i Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç. Nevojiteshin 40 nënshkrime për të thirrur këtë seancë, ndërkohë që opozita ka mundur të mbledhë vetëm 36 nënshkrime. Kjo për shkak se nisma e opozitës nuk ka gjetur përkrahjen e nevojshme të partive në opozitë. Sipas kreut të grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, qeveria është duke i bërë presion deputetëve të koalicionit që të mos e mbështesin opozitën në këtë nismë. Ajo tha se deklarata e qeverisë se është në favor të dialogut në Kuvend është në kundërshtim me veprimet e tyre për shkak se po ndalojnë çdo lloj debati në Kuvend.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















