• Latest
  • Trending
  • All

DËSHTIMI MË I MADH I DIPLOMACISË SHQIPTARE NË KËTO MË SE 100 VITE

06/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 3 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DËSHTIMI MË I MADH I DIPLOMACISË SHQIPTARE NË KËTO MË SE 100 VITE

06/04/2017
in Aktualitet

Genc Drini

Në gazetën “Sot” me dt.22 mars 2017 jepet shkrimi me titull: “Spartak Ngjela: Mbeturinat historike përpëliten nga frika e vetingut, i kanë varur shpresat te fqinjët”. Po paradoksalisht dhe S. Ngjela sidoqë me synim tjetër, në rrugë tjetër, shpresat i ka varur po te fqinjët, me të cilët pret të krijohet “Tregu Ballkanik”. Së pari përcaktimi është i pa vërtetë, një fryrje butaforike që po përdoret dhe nga të tjerë, një Treg Ballkanik është i pa mundur se disa shtete të Ballkanit janë tashmë anëtare të BE. Flitet për “Treg të Ballkanit Perëndimor” dhe diferenca është tejet e madhe historikisht, politikisht, gjeostrategjikisht dhe ekonomikisht. Nuk bëhet fjalë realisht as për Treg të Ballkanit Perëndimor sepse dhe dy shtete të kësaj hapësire gjeografike, Sllovenia dhe Kroacia, ish republika të ish Jugosllavisë, tashmë janë në BE.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Pa këto minus këto shtete, bëhet fjalë veç për një ish Jugosllavi më të vogël, me Serbinë që do ishte kapo dominante mbi të tjerët, me Bosnjen ku gjysma është po me serbë, me Mal të Zi që ka 30% serbë , Maqedoni, dhe me Kosovës. Aty do zhytej dhe Shqipëria që nuk ka pasë të bëjë kurrë me Jugosllavinë.

Me shumë të drejtë Spartak Ngjela mbështet Vetingun kur vlerëson se: “Reforma në drejtësi brenda 20 muajve do riinstitucionalizojë shtetin shqiptar mes drejtësisë e ligjit.” Sidoqë shqiptarëve u ka mbetur shumë  pak besim, një sukses i saj do pritej me entuziazëm. Por habitemi kur pas këtij hapi riinstitucionalizues Ngjela sheh të hapet për shqiptarët “parajsa ballkanike”. Ai shprehet se: “menjëherë do fillojnë investimet për strukturimin e Tregut Ballkanik me qendër në Tiranë…”, dhe arrin në kreshendon: “Tregu i Përbashkët Ballkanik do të jetë risia e progresit modern shqiptar”. Pikë! Me këtë “risi” absolute, BE, ku shqiptarët ka vite që përpiqen të integrohen mjegullohet dhe ik diku larg, si gati “i pa nevojshëm” përderisa progresi modern shqiptar aq i kërkuar “na u arrika” veç me serbë e sllavë të tjerë. Çfarë “suksesi” për shqiptarët…! Në fakt do ishte arritja më e përsosur e politikës së jashtme të Serbisë që pas 18 vitesh të kthejë në fitore humbjen e luftës. Një fitore e pa imagjinueshme e diplomacisë serbe të 100 viteve nëse fut tashmë në kllapën ekonomike dhe politike dominante serbo sllave, jo vetëm Kosovën po dhe Shqipërinë, me të gjithë shqiptarët bashkë, ashtu siç janë të copëzuar në gjashtë shtete, për ti mbajtur ashtu të copëzuar nën çatinë asfiksuese sllave. Nëse do ndodhë do ishte dështimi më i madh i diplomacisë shqiptare, i shqiptarëve në më se njëqind vite. Jugosllavia dje është shëmbëlltyra e asaj çatie mbytëse për shqiptarët, dhe Maqedonia sot një shembull flagrant antishqiptar. Bën përshtypje sesi përkrahësit europianë Serbisë nuk u ngopën nga dramat e thella ciklike që pjell ajo me jugosllavitë. Xhefri Kuhner shkruante i shastisur në v. 2007 në Washington Times: ”Prap bashkim ballkanik?” Për zhytjen e projektuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë “arritje” fenomenale ka kontributin e vet BE , qeveria e sotme e Shqipërisë, ndërkohë që komenti i Ngjelës vjen si mbështetje e plotë për të. Theksimi iluziv Tirana si “qendër” për Tregun Ballkanik çveshet plotësisht nga konstatimet e freskëta të Financial Times, dt. 24 mars që shkruan: “Serbia dhe Shqipëria janë gati për gjithçka.. Serbia do të luajë brënda këtij grupi atë rol që luan Gjermania në BE… Mali i Zi dhe Kosova megjithatë janë të alarmuara.” Përse janë të alarmura, kot? Brenda një tregu të tillë të përbashkët, gjithnjë ka një shtet dominant që ka organizimin, fuqinë ekonomike dhe etjen ekspansive më të madhe. Veçanërisht kjo e fundit nuk i ka munguar kurrë Serbisë që është përpjekur me luftëra të kalërojë dhe prap përpiqet të kalërojë mbi shpinën e shqiptarëve në yryshin e saj për në Durrës, për në detin Adriatik. Tash e ka më të thjeshtë meqë rrugën po ia hapin qeveritarët tanë xhentëlmenë dhe europianët shpërfillës. Por është shumë e rëndësishme të kujtohemi të gjithë sesi dominimi ekonomik është përdorur si instrument dhe thelb i dominimit politik, veçanërisht në këto hapsira të vogla me territore etnikisht të kontestuara për të cilat është luftuar dhe paralajmërohen luftëra të reja. Në traditën agresive të pa tjetërsuar serbe, një treg dhe bashkësi e tillë kthehet sa pa u krijuar e në vijim në instrument ekspansioni dhe përlarjeje territoresh. Dy ish Jugosllavitë, që megjithëse të përbëra kryesisht nga popuj sllavë u shëmbën nga zjarri i luftërave të tmerrëshme kriminale të nisura nga Serbia, iluzione që shuhen në gjak janë  shembulli më rrënqethës paralajmërues për politikanë amatorë shqiptarë.

Po në një cikël të pandalur, koha e luftës alternon me kohën e paqës; ja ku pas luftës po flitet për “pajtim”, jo të kryeministrave se ata “janë të pajtuar”në trenin që kanë hypur, dhe nga medaljet që a kuptojnë pse i marrin, por të shqiptarëve me serbët, pa e peshuar aspak se serbët nuk ndjejnë fare nevojën për “pajtim”. Është  kundër mesazhit që filozofia e tyre agresive do të përcjell tek pasardhësit, prandaj nuk kanë shfaqur asnjë keqardhje për luftat që nisën, as nuk kanë shprehur shqetësimin dhe vrarjen më të vogël të ndërgjegjes për krimet që kanë bërë mbi shqiptarët, as kanë kërkuar pajtim. Veç një dhimbje ndjejnë serbët: që humbën luftën. Jo më kot sot përpiqen të rrëshqasin trena me ngjyra e germa zjarrvënëse në Kosovë dhe jo më kot presidenti i Serbisë Nikoliç kërcënon se do të fusë ushtrinë. E në këto kushte, të shtyrë nga BE dhe SHBA na flitet për“pajtim” dhe për të na “edukuar”na japin si shëmbull pajtimin franko gjerman. Sidoqë ca naivë edhe mund të mashtrohen, koncepti i pajtimit përfshirë dhe atë franko gjerman është tejet i gabuar dhe veç një slogan propagandistik. Shtetet, kombet nuk janë fëmijë që zihen dhe pajtohen, as janë individë që ngatërrohen, vriten dhe tjerët falin njëri tjetrin. Shtetet si struktura politike janë jo emocionalë, pra nuk shfaqin zëmrime e pajtime, veç krijojnë marëdhënie racionale ekonomike, politike, kulturore me njëri tjetrin, që mund të jenë normale, të mira, të shkëlqyera dhe të këqia, ose shumë të këqia, mund ti ndërpresin ato dhe të shkojnë deri në përplasje, në lufta.  Popujt nuk kanë mekanizma “pajtimi”, kanë veç shtetin e tyre që i përfaqëson. Pas luftave, sërish vendoset veç paqë në mes shteteve dhe jo pajtim, dhe rifillojnë gradualisht marëdhëniet, në një cikël që përsëritet pa fund. Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel, një mbështetëse shumë e fortë e BE, e davarit “idenë folklorike të pajtimeve” dhe deklaron që nëse prishet Bashkimi Europian, brënda dhjetë vitesh nisin luftat në mes shteteve të Europës.

Për fat të mirë qëndrimi i ekspertëve shqiptarë nuk është apriori mohues, por analizues, i saktë: “Tregu i hapur ballkanik favorizon Serbinë. Ne nuk kemi nevojë për një union të tillë siç e propozon Serbia, që si synim të vetin final ka të shesë si të dojë në trojet shqiptare”, është shprehur eksperti i ekonomisë, Haki Shatri. Eksperti tjetër i ekonomisë. Prof. dr. Muhamet Sadiku shprehet se “po të përkrahej, do të ishin politika të gabuara…duhet pranuar se ideatorët e kësaj iniciative injorojnë diferencat demokratike, ekonomike dhe sociale në rajon. Së pari, kjo punë bëhet me shtete të pavarura dhe të pranuara nga njëra- tjetra dhe Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga Serbia. Kosova duhet të integrohet në mekanizmat evropianë e jo të mbështesë shakatë e Serbisë dhe djallëzitë serbe. Insistimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që doli në Samitin e Sarajevës për të krijuar Tregun e Hapur Ballkanik, për njohësit e kësaj fushe do të ishte një favorizim i ringjalljes se ambicieve hegjemoniste të Serbisë në planin ekonomik”. Milazim Abazi thekson se “derisa Serbia të heqë dorë nga shantazhet, veprimet destruktive dhe përzierjet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës, Kosova dhe shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të kundërshtojnë çdo iniciativë serbe…Serbia është e interesuar vetëm t’i mashtrojë shqiptarët dhe t’i shfrytëzojë për interesa të saj..( “Kosova Sot” mars 2017). Përplasemi vazhdimisht me fjalën “mashtrim” nga serbët që shfaqet si përvojë shqiptare, realitet dhe protestë dhe është tregues që nuk kemi zënë mend. Po së pari e mbi të gjitha që të mos mashtrohemi nga të tjerët nuk duhet të lejojmë mashtrimin në mes tonë. Nuk duhet të lejojmë që drejtuesit e dy shteteve shqiptare, politikanët shqiptare kudo në trojet tona të mashtrojnë shqiptarët. Gjatë këtyre tre viteve Prizreni frymëzoi dy mbledhje të rëndësishme kombëtare të bujshme,  shpresë dhënëse të qeverive të dy shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, por pa arritur realisht asnjë platformë të përbashkët ndërshqiptare legjislative, kulturore, ekonomike, askund një treg i përbashkët ndërshqiptar dhe nuk u bë asgjë për të zhvilluar bashkërisht të gjitha burimet shqiptare në sisteme komplementare. Projekte të shkelura me këmbë, deri përplasje për treg..“Sadiku thotë se koncepti i politikave të përbashkëta të bëhet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë meqenëse ekziston vullneti politik dhe komplementariteti ekonomik- një kulturë, gjuhë e shumë gjëra të tjera favorizuese”.( “Kosova Sot”) Por, kryesisht Qeveria shqiptare, pa marrë përgjegjësitë kombëtare për këto mosarritje e shtyrë nga , me lehtësi të pa besueshme po shkon drejt tregut të përbashkët, e jo me shqiptarët po me serbët etj.. Dhe qeveria e Kosovës ndjehet gjithashtu nën atë presion e shtyhet në atë rrugë. “Ish-ministri i Financave, Haki Shatri theksoi se idenë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiqit për krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik, Qeveria e Kosovës nuk duhet fare që ta përfillë.”Në ish Jugosllavi ne si Kosovë kemi qenë në një union të përbashkët doganor me Serbinë, por edhe me të tjerët dhe nga ajo kohë kemi përvoja të hidhur me serbët”, është shprehur ai.” E kështu do bënin sikur tu vinte radha sërish. Dhe përfundon: “Nëse Shqipërisë i ka ngelur merak që të jenë së bashku me ish-Jugosllavinë, atëherë ata le të bëhen pjesë e këtij tregu të përbashkët ballkanik, kurse ne si Kosovë kurrsesi nuk duhet që të jemi pjesë e këtij tregu ballkanik”, ka theksuar Shatri. (“Kosova Sot”) Pra po profilizohet një përçarje shumë shqetësuese në qëndrimet shqiptare, me tendencë për tu thelluar. Në rast se Kushtetuta e Shqipërisë synon Bashkim Kombëtar, çfar na pengonte që të nisnim e të nisë organizimi i një tregu mbarëshqiptar? Askush veç vetja. Një treg i përbashkët me serbë e tjerë ku të gjithë shqiptarët do zhyteshin në rrjetën serbe, e ku Kosova e pa njohur si shtet nga Serbia do ishte si bisht, do të thotë shpërfillje e interesave kombëtare të shqiptarëve dhe nisje drejt një bashkësie si ish Jugosllavisa. “Kurrë më Jugosllavi” është një artikull i autorit të këtij shkrimi të sotëm dhe që është botuar në qershor 2007 në gazetën “The Albanian” e tjera gazeta..në të cilin është shprehur kundër idesë së krijimit të tregu të përbashkët me Serbinë, dhe thellësisht kundër idesë së ngritjes së një Jugosllavie të re të për të cilën flitej hapur nga ndërkombëtarë; po dhe mbështetej disi nga qeveritarët tanë. Dhe përsëri shohim të rinisë me forcë e njëjta ide. “The Economist”shkruan: “më 12 korrik palët do takohen sërish në Trieste dhe Komisionari për Zgjerimin Johannes Hahn, ka kërkuar që në atë kohë plani për tregun e përbashkët të jetë gati…” Vijon: “Ndërkohë një treg i përbashkët i tyre mund të shërbejë si çmim ngushëllimi, për mos integrimin e tyre në BE..” Nënkuptohet që mund të jetë një ngushëllim pozitiv vetëm për Serbinë. Ndoshta dhe për një grusht shqiptarësh komunistë nostalgjikë të viteve 1945-1948, e të tjerë të mëvonshëm të bllokut sovjetik, dhe për ca nostalgjikët të kohës së ish Jugosllavisë në Kosovë, po është devijim dhe mjerim për të gjithë shqiptarët për të cilët mbrojtja e interesave kombëtare është mbi çdo gjë, shqiptarët nuk janë turma pa histori dhe pa ndërgjegje kombëtare. BE sidoqë ka pasë dilema, e ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por tash për shkaqe të brendëshme është frenuar mjaft. Në këtë situatë mund ti linte a përkrahte shqiptarët që janë më pro perëndimorët të shkonin drejt vetëvetes, drejt ngjeshjes, në zhvillimin e tyre të natyrshëm. Por jo, se BE ka një hall, dhe ai e bën ti shtyjë dhunshëm shqiptarët drejt këtij tregu të përbashkët me sllavët dhe e quan parapërgatitje për integrim në BE. Në vështirësitë e veta të mbijetesës, që dolën në pah frikshëm pas ikjes së Britanisë së Madhe, BE ka kuptuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor që ende nuk janë në BE janë gjeostrategjikisht shumë të rëndësishme për të. Po e rëndësishme mbi të tjerët për të është veçanërisht Serbia e cila nuk duhet lejuar që të orientohet drejt Rusisë, që kjo mos ti afrohet kësaj pjese të Ballkanit dhe Mesdheut.

”Ne jemi pengje të Serbisë, kushdo në Ballkan është peng i Serbisë” shprehej në këtë kuptim ministri i jashtëm i Malit të Zi, M.Vllahovic duke parë mbështetjen europiane për Serbinë në prill 2006.

Prandaj BE,dhe Gjermania e cila e ka realizuar bashkimin e vet kombëtar, pa përfillur interesat bashkuese të shqiptarëve të ndarë në gjashtë copa, për interesa e veta gjeostrategjike i sakrifikon ato, dhe shtyn qeveritarët shqiptarë drejt një tregu të përbashkët me Serbinë etj. Si karrotë dhe kurth, BE ofron disa projekte të përbashkëta ekonomike ku disa prej tyre do lidhnin pa shkëputshëm, komplementarisht Shqipërinë me Serbinë dhe kjo do ishte fatalisht e rrezikëshme për shqiptarët. Një kompensim ky që i bëhet Serbisë në kurrizin e shqiptarëve që ajo të mos anojë nga Rusia? Më kot rreket BE, se kryeministri serb nga ky pozicion komod ,në të njëjtën kohë që afrohet drejt BE ,deklaron dhe se Serbia lidhjet me Rusinë nuk do ti shkëpusë kurrë dhe se nuk do bëhet kurrë anëtare e NATOS. Ka vu në dispozicion të Rusisë një bazë të madhe ushtarake, forcuar edhe më ngusht lidhjet ushtarake me Rusinë dhe ka blerë armatime ruse. Veç kësaj po ai kryeministër vizitoi Moskën për të lidhur marëdhënie të fuqishme ekonomike me Rusinë. Sidoqë BE ta përkëdhelë, Serbia nuk do heqë dorë kurrë as së rrahuri në të dy krahët dhe as së qeni urë për Rusinë. Mediat gjermane shkruajnë: “Vakumin e BE në Ballkan, po e plotëson Turqia, Rusia dhe Kina”. Nga Washingtoni I cili kontribuoj shumë për pavarësinë e Kosovës, flitet shumë për rrezikun rus në Ballkan, shqiptarët dhe Europa janë të rrezikuarit dhe jo sllavët. “Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit për konfrontime në Ballkan”.( Gazeta Tema dt. 27mars 2017). Serbia kërcënuese, Maqedonia, Bosnja në zgrip të luftës civile e shkatërrimit, Mali i Zi nën presion, Kosova e kërcënuar, Shqipëria e rrezikuar. “Rusia po e mund Evropën në Ballkan. Europa po i lë hapsira Rusisë në betejën për dominimin e Ballkanit paralajmëron gazeta gjermane “Die Zeit”. Gazeta “Mapo”, 29 Mars, 2017”. Të punojmë dhe të shpresojmë që të mos ndodhë kështu.

Po edhe në këto rrethana, optimizmi i Ngjelës nuk shterr dhe deklaron se “Shqipëria do bëhet pa tjetër faktori kryesor i politikës amerikane dhe europerëndimore në Ballkanin Perëndimor”. Do donim dhe urojmë që të ndodhë kështu, po ky deklarim bëhet në kohën që politika aktuale amerikane sidoqë ka përsëritur mbështetjen për shqiptarët, ka shprehë haptas interesin për tu tërhequr nga Europa, dhe shqiptarët në Europë janë. Të gjitha këto kanë sjellë një pasiguri të madhe dhe frikë në Europë, për Europën, aq sa Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian paralajmëron Trump-in: “I thashë zëvendëspresidentit: ‘Mos…i nxisni të tjerët ta lëshojnë BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian shembet, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, “Nëse i lëmë vetëm – Bosnja Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende – do të kemi luftë sërish”. (“Bota Sot”,25 mars 2017). Në këto kushte BE bën politikë emergjencash, aspak krijuese dhe përpiqet të arnojë Ballkanin me stampat e vjetra të shqyera e djegura me jugosllavi. Pavarësisht se nxitet nga qendra të BE, për shqiptarët nuk duhet të ketë kurr treg të përbashkët ballkanoperëndimor, dhe kuptohet si drita e diellit, kurrë më Jugosllavi. Poashtu nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë asnjë projekt europian që ndërlidh ndërvartësisht dhe rrezikshëm në perspektivë strukturat dhe ekonominë e shqiptarëve në dy shtetet shqiptare me atë të serbëve. Vetëm projekte jasht këtyre përcaktimeve. Shëmbjet dramatike të bashkimeve të mëdha në histori deri në ditët tona na japin mësimin e madh absolut që tregon se para së gjithash, pa alternativë dhe deri në fund se duhet të përpiqesh për të bashkuar kombin tënd dhe jo të hallakatesh e shpërthiqesh pas ideve të “integrimeve”. Shqiptarët duhet të punojnë për forcimin e dy shteteve shqiptare, afrimin e tyre ngusht, forcimin e faktorit shqiptar në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, për të drejtat e çamëve për të arritur bashkimin kombëtar, të vetmin që siguron shpëtimin e shqiptarëve. Ky është misioni dhe detyra e shqiptarëve, janë burra shtetit vetëm ata që ndjekin këtë politikë ndryshe janë veç nëpunës mjeranë. Më pas, apo paralelisht të punohet për integrimin në BE duke shpresuar fort se do ta marrë veten nga kriza shpërbërëse që i vardiset.

Në këto kushte formulimi entuziast dhe kategorik i Ngjelës se: “Tregu i Përbashkët “Ballkanik” do jetë risia e progresit modern shqiptar”, është mendimi më i pa kontrolluar, më i pa sakti, dhe për tepër më çorientuesi që u ofrohet shqiptarëve.

Genc Drini

30 mars 2017

 

Tags: edi rama
Previous Post

Vuçiq: Plani im, kthimi i ish-Jugosllavisë me Shqipërinë në të

Next Post

Këto janë dosjet mijëra faqëshe që Serbia dërgoi kundër Haradinajt

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Këto janë dosjet mijëra faqëshe që Serbia dërgoi kundër Haradinajt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.