• Latest
  • Trending
  • All

Dështimet e Zana Çelës në të 14-tin vit

02/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Dështimet e Zana Çelës në të 14-tin vit

02/11/2014
in Kulture

Festivali Ndërkombëtar operistik “Marie Kraja” zhvilluar në Tiranë

I shumëprituri festival ndërkombëtar (në Shqipëri) “Marie Kraja” erdhi edhe këtë vit, për të 14-tën herë që nga zhvillimi i tij i parë. Vlerësim për nismëtarët dhe vazhduesit e kësaj veprimtarie, e vetmja e kësaj gjinie në këtë formë në Shqipëri dhe, sigurisht që, rëndësi përbën qëllimi, por pa formë dhe përmbajtje s’mund të shkohet larg.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Edhe pse nuk mund të shprehem me bindje profesionale për cilësinë e solistëve të përzgjedhur në këtë festival, nuk jam fort e bindur nëse e kërkojnë ata festivalin apo anasjelltas, e megjithatë do të përqendrohesha tek ajo që është e qartë për të gjithë, madje edhe për spektatorin e rastësishëm në këtë festë të përvitshme të muzikës klasike në hapësirën shqiptare.

Duke nisur me të ashtuquajturën “skaletë”, pra, me tekstin me të cilin prezantuesja paraqet veprimtarinë në fjalë dhe solistët me radhë. Një tekst, i cili e fyen pa fund çdo të pranishëm në sallë, për mungesën e formulimit të saktë, për fjalët e zgjedhura apo për të pazgjedhurat, për gabimet drejtshqiptimore, duke ndërfutur përjetime personale e historiza pa kuptim, si edhe për humorin aspak inteligjent. Ky i fundit kuptohej se ishte i tillë vetëm sepse prezantuesja qeshte herë pas here me atë që thoshte, madje, një herë iu drejtua sallës (natën e parë) me pretendimin se kishte më tepër duartrokitje nga orkestra sesa nga salla.

Le të përpiqet t’i falë prezantuesja të pranishmit, por, në të vërtetë, duartrokitjet nuk kërkohen! Ato vetëm meritohen, pavarësisht guximit të çdokujt që merr përsipër të luajë protagonistin në çdo drejtim.

Prezantuesja në fjalë, me mungesë natyrshmërie në qëndrim e lëvizje, u krijonte një çoroditje të vazhdueshme të gjithëve me të cilët kishte të bënte në skenë: përziente paraqitjet e interpretuesve, të cilët s’kuptonin dot në duhej të largoheshin apo të qëndronin në skenë, aq sa dukej se ishin në vendin e gabuar në kohën e gabuar përherë.

E habitshme se si Zana Çela, në 14-vjetorin e këtij festivali, nuk është e qartë se si duhet të sillet në skenë, për shembull, të mos i kthejë kurrizin sallës për të parë videon, të mos i trajtojë solistët apo instrumentistët si një mësuese e patalentuar në fillesat e saj, me arrogancë e shpërfillje, ndoshta edhe të pavetëdijshme.

Është gati e pakuptimtë dhe e papranueshme për këtë festival, për emrin e tij (në Shqipëri), për institucionet ku zhvillohet, për jurinë e krijuar, për televizionin kombëtar, i cili e përcjell, për gjithë spektatorët, një drejtim i tillë amatoresk, ku paraqitësja e festivalit i lejon vetes ngatërresa dhe gabime të kësaj natyre, për shembull: “Atëherë fillojmë, atëherë vazhdojmë”, “E basta!” solistes shqiptare, ndoshta sepse ajo kishte studiuar e jeton në Itali, “Vë bast se ti e ke sajuar gjithë këtë histori” baritonit italian, duke e përsëritur dy a tri herë këtë lloj humori. Le të shtojmë edhe një deklaratë tjetër të saj gjatë paraqitjes së një solisteje, e cila kishte 28 vjet që ushtrohej: “Kështu ndodh me RACËN tonë të artistëve… Një masakër e vërtetë!”, për arsye se ajo soliste ia kishte kushtuar jetën e vet artit. E me “racën tonë” Zana Çela ka përfshirë edhe veten…

Për shoqërim të gjithë kësaj nuk munguan as problemet teknike, duke bërë që mbrëmja të mos linte shijen e një shfaqjeje, madje as të provës së përgjithshme (gjenerale). Mjeti me të cilin paramendohej të përkthente për të huajt, por edhe për publikun, shpeshherë nuk mund të ishte në përdorim, herë të tjera nuk përdorej si duhej (me zë të lartë, kur duhej të ishte vetëm për solist-in/en dhe me zë të ulët kur duhej të ishte për publikun). Ndërkohë nuk mungoi edhe “merita” e ndriçimit të “tmerrshëm” të skenës, që, herë i kuqëlonte instrumentistët e herë i gjelbëronte frikshëm ata.

E njëjta veshje dhe i njëjti skenar e shoqëruan ideatoren dhe prezantuesen e festivalit “Marie Kraja” edhe në mbrëmjen e tij të dytë. Veçse në këtë mbrëmje gabimet nuk ngelën në skenë, por u shtrinë deri te juria, e cila për të thënë të vërtetën përmbante personalitete nga institucione dinjitoze. Kryetarit të jurisë, Dominique Meyer, Zana Çela i drejton pyetjen: “Si mund të bëhen gjithë këto që keni bërë?” duke nënkuptuar arritjet e tij profesionale. Një pyetje tjetër “interesante” drejtuar kryetarit të jurisë ishte: “Si ia bëni që e keni sallën plot?”. Me plot mirësjellje Dominik Meje, ndër të tjera u përgjigj se Vjena është kryeqyteti i muzikës…

Është e tepërt të përmendim se gati çdo pyetje drejtuar jurisë shënonte “autogol” nga “zonja e shtëpisë”. Një tjetër “pyetje me vend” ndaj një anëtari tjetër ishte: “Si ju duket salla jonë?” Sa keq, që për arsye diplomatike, zotëria s’mund të përgjigjej: “Salla? Mjerane!” Për t’i vënë vulën më pas me pyetjen drejtuar drejtorit të operës “Europa”: “A është festivali “Marie Kraja” në lartësinë e festivaleve që organizoni ju?”. Po me mirësjellje e diplomaci, midis shumë faktorësh të tjerë, anëtari i jurisë u përgjigj se financimet e fuqishme tregojnë edhe suksesin e tyre, ndërkohë që pak më parë Zana Çela kishte përmendur se jetëgjatësia e festivalit tonë lëviz në numrat 14 dhe 16 vjet, për arsye se për mungesë fondesh, për dy vjet ky festival, thjesht, nuk u zhvillua.

E megjithatë, ideatorja e nismëtarja, sidomos, ngulshmërisht, prezantuesja e festivalit, ndihet krenare për praninë e një jurie të tillë, dhe kjo s’mohohet, megjithatë vlerat e vërteta të çdo vepre e veprimtarie i jep koha, pra, qëndrueshmëria në jetëgjatësi. Ndër të tjera, respekti për veten, por jo mbivlerësimi, i cili të bën qesharak, dhe objektivizmi në vlerësim, çka mendoj se u cenua. Këta, pra, janë faktorët që sigurojnë duartrokitjet e vërteta, edhe kur brezat zëvendësohen…

Për të ardhur te çmimet… nuk mund ta dimë nëse “Song prise”, ishte një çmim i menduar apo i sajuar. Dimë vetëm se e meritoi Vasja Zaharopolus me kombësi greke. Mendoj se në tërësinë e këngëtarëve, nuk ishte ajo që shkëlqeu, por që me ritmin e këngës argëtuese fitoi duartrokitje ritmike nga salla. Me sa duket, tregohemi më diplomatë e më të kujdesshëm se ç’duhet! Kjo është ndoshta arsyeja që fqinjët pak na respektojnë…

Për të mbërritur te çmimi “Marie Kraja”. Mendova se sopranoja turke, Deniz Yetim, e cila fitoi edhe vendin e parë, ishte rivalja e vetme e Marigona Qerkezit, shqiptares nga Kosova, por kurrsesi që do të këmbenin vendet e kjo e fundit do të renditej e dyta. Marigona Qerkezi ishte e aftë të ndryshonte përmasat reale në atë mjedis: ajo rritej notë pas note madhërishëm në një sallë që zvogëlohej sekondë pas sekonde nga magjia e zërit të saj. “Violeta” e saj ishte e mrekullueshme, kurse “Baresha” e Pagarushës buronte magjishëm nga e gjithë qenia e Marigonës. Megjithatë keqardhja s’drejtohet kundrejt saj! Ajo është vetëm 21 vjeç! Keqardhje për ne! Dhe kjo jo për arsye kombëtariste, por sepse dyshoj shumë në objektivizmin e këtij vendimi!

Duartrokitjet e publikut vijnë për disa arsye: për vlera të mirëfillta, për mirësjellje, për ariet e mrekullueshme, për interpretuesit, kur ata e meritojnë vërtet këtë. Koha kur u bashkuan të gjitha këndvështrimet, kur duartrokitjet ishin të pakursyera dhe të fuqishme ishte kur salla e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë drithëroi  nga shqiptarja e Kosovës…

Entela Bineri

 

Previous Post

“Hamleti” flet shqip!

Next Post

Nostalgji

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Nostalgji

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.