Dëshmitari, që ka preferuar të mbetet anonim, për lajmi.net ka thënë se nuk ka parë panik të tillë në jetën e tij.
“Gjatë momentit që pati të shtëna, dikush ka bërtitur ISIS, duke krijuar përshtypjen se po ndodh një sulm terrorist. Kaq ka mjaftuar që unë të shoh një panik të cilën nuk e kam parë kurrë në jetën time”, ka zbuluar dëshmitari.