Në anën tjetër qeveria turke dhe policia kanë thënë se ka qenë vetëm një sulmues.
Sipas njoftimit zyrtar, sulmuesi është vrarë. Sulmuesi, deri më tash i paidentifikuar, fillimisht ka vrarë një polic dhe një person të sigurimit, para se të hynte brenda dhe të vriste edhe 33 të tjerë dhe duke plagosur edhe më shumë se 40 persona. Në klubin “Reina” në momentin e sulmit thuhet se ishin rreth 500 vetë të cilët po festonin Vitin e Ri.






















