I gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat nisën mbrëmjen e së shtunës.
Parashikimet e ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave tregojnë se reshjet do të vijojnë deri të martën dhe se zonat më të prekura nga shiu do të jenë qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Si pasojë e këtyre reshjeve do të ketë edhe ulje të temperaturave në disa gradë, dhe reshje bore në zonat malore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave për shkak të dendësisë së lartë të reshjeve të shiut do të shtohet rreziku nga vërshimet e përrenjve apo lumenjve të vegjël, kryesisht në zonat malore dhe kodrinore ose probleme në qendrat e banuara në varësi të infrastrukturës së kanalizimeve.














