Deri në 2020 Shqipëria duhet të ul me 10% gazrat me efektin serë.
Këto gazra të dëmshme si Dioksid Karboni gjenden në qytetet të mëdha dhe në zona industrial.
Organizata Botërore Meteorologjike e ka vlerësuar Shqipërinë si një ndër zonat më problematike ku gazrat me efekt serë kishin pësuar nivel rritje.
Por kjo situatë nuk ndodh vetëm në vendin tonë, për të gjithë Ballkanin Perendimor shtrohet e njëta kërkesë.
Laureta Dibra, shefe e sektorit të ajrit dhe të ujit në ministrinë e Mjedisit tha se Shqipëria me përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së është e angazhuar të ketë disa detyrime.
Laureta Dibra, shefe e sektorit të ajërit dhe të ujit tha: “Marrëveshja që u arrit në konferencën e dhjetorit ka përcaktuar pozitat e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim. Në 6-mujorin e 2015 Shqipëria do të dalë me një target kombëtar për reduktimin e gazrave dhe do të bëhen publike në konferencën e Parisit”
Kjo do të jetë një ndër sfidat më të mëdha ku minitria e Mjedisit është e angazhuar në zbatimin e masave të eficiences së energjisë duke zbatuar në të njëjtën kohë direktivën Evropiane të Kursimit të Energjisë.















