Dërguti ka pohuar se sqarimi më i mirë për këtë është dhënë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me një status në facebook, të cilin ajo e ka lexuar para deputetëve.
Sipas saj, akuza ndaj komunës së Prishtinës për këtë rast është adresë e gabuar.
Ajo thotë se çështja e banesave nuk është kompetencë e Komunës dhe ka kërkuar nga deputetët e PDK-së t’i drejtohen ministrit të Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme, nëse siç tha ajo, u janë dhimbsur shumë banorët.
E Kadri Veseli ka replikuar shkurt duke i thënë se asnjëra nga këto ministri nuk merret me këtë punë, por është gjykata.






















