Ai madje është shprehur i bindur se Ivanov duhet t’i jep mandatin shumicës parlamentare, që me këtë t’i hap rrugë formimit të qeverisë së re.
“Jemi të bindur se Ivanov duhet t’i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera. Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen”, dekallroi Helbah, i cili po qëndron sot në Maqedoni.
Ali Ahmeti pas takimit deklaroi se janë spekulime zërat se do të tërhiqemi nga Platforma e përbashkët. “Diskutuam me për situatën politike, gjermania është e interesuar për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti, shkruan Alsat M.
Ziadin Sela pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman ka deklaruar se partitë politike shqiptare janë të vendosur dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët dhe se sipas tij presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.
Në këtë takim me përfaqësues të lartë të Ambasadës Gjermane Ziadin Sela i informoi për situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe mundësinë e tejkalimit të këtij momenti politik si dhe krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë Reformiste.
Temë diskutimi ishte edhe platforma e subjekteve politike shqiptare, si element i rëndësishëm edhe për perspektiven integruese të Maqedonisë e cila pritet të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeveritar që do të reflektonte edhe kërkesat reale te votuesve shqiptar që votuan subjektet e tyre politike.
Shteti gjerman edhe njëherë dëshmon se është i interesuar për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë, deklaroi lideri i lëvizjes BESA, Billal Kasami, pasi përfundoi takimin me ambasadorin Helbah.
Kasami u shpreh se është optimist dhe pret që kriza disa vjeçare politike shumë shpejtë të mbarojë dhe kërkoi sjellje te matur prej aktoreve politik.
Për momentin i dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë zhvillon takim me përfaqësues të PDSH-së.























