• Latest
  • Trending
  • All

I dërguari amerikan: Ukraina e bllokuar në “luftë të nxehtë”

24/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 24 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

I dërguari amerikan: Ukraina e bllokuar në “luftë të nxehtë”

24/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Volker, i cili aktualisht është emëruar i dërguar i Uashingtonit për bisedime për përfundimin e luftës ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, i ka bërë këto komente gjatë një interviste të djeshme, pasi e kaloi ditën në linjën e frontit të konfliktit.

“Niveli i shkeljeve të armëpushimit në baza ditore është shumë befasues”, i tha zoti Volker me telefon Radios Evropa e Lirë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ky vlerësim i tij u bë disa orë pasi në një konferencë për gazetarë në qytetin Kramators, që është selia e operacionit ushtarak të Qeverisë në Kiev kundër separatistëve, Volker tha se Ukraina është e bllokuar në “luftë të nxehtë”, për origjinën e së cilës e fajësoi Moskën.

“Ky nuk është konflikt i ngrirë, kjo është luftë e nxehtë dhe është një krizë e menjëhershme, për të cilën ne të gjithë duhet të diskutojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, u tha Volker gazetarëve në qytetin Kramators, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të Qeverisë.

I pyetur më vonë gjatë kësaj konference për gazetarë se nëse Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se “agresioni” rus është për tu fajësuar për situatën atje dhe jo “lufta civile”, Volker është përgjigjur në mënyrë afirmative.

“Ne kemi parë çka ka ndodhur, ne e kuptojmë mënyrën se si ky konflikt ka filluar, ne e kuptojmë mënyrën se si ai po menaxhohet tash dhe për këtë arsye është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të angazhohen më tepër”, tha Volker, ish-ambasador amerikan në NATO.

Vizita e tij në pjesën lindore të Ukrainës ishte e para në rajon, prej emërimit të tij në fillim të këtij muaji, si përfaqësues special amerikan për negociata për ta përfunduar këtë konflikt, nga i cili prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

Qeveria e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, e akuzojnë Rusinë për mbështetje të separatistëve me armatim dhe personel.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat, përkundër dëshmive substanciale për mbështetje të tillë.

Një marrëveshje për armëpushim, e nënshkruar në shkurt të vitit 2015, në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, ka dështuar të arrijë ndalje të dhunës, e cila aktualisht është intensifikuar. Si Ukraina, ashtu edhe setparatistët e mbështetur nga Rusia,e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Kurt Volker i ka thënë Radios Evropa e Lirë se intensifikimi aktual i armiqësive, me ç’rast janë vrarë së paku nëntë ushtarë ukrainas gjatë 72 orëve të fundit, është veçanërisht shqetësues.

Gjatë vizitës në qytetin Avdijivk, që është nën kontroll të Qeverisë, afër linjës së parë të frontit, ai tha se ishte i “shokuar” që muret e ndërtesave ku jetonin civilët, ende shkatërrohen nga sulmet direkte artilerike.

Kurt Volker theksoi se ishte i shokuar edhe me çmimin njerëzor të luftës, për të cilën ai bisedoi me mësuesit e një shkolle, që kishin përjetuar disa vite të luftës dhe me një person, i cili “i kishte humbur këmbët dhe duart e tij” kur një predhë kishte eksploduar në rrugën ku ishte ai.

Mëtutje, i dërguari amerikan ka biseduar edhe për ndikimin e luftës në ekonominë lokale, me ç’rast u takua me një person, biznesi i të cilit ishte marrë nga forcat e mbështetura nga Rusia, në qytetin lindor Donjeck, dhe e kishin detyruar atë të largohet nga ky qytet.

I pyetur se a planifikon ta vizitojë edhe anën tjetër të linjës së frontit, Volker u tha banorëve lokalë dhe mediave se planifikon “të takohet me kolegun rus në një moment”.

“Mendoj se takimi me rusët është ajo që ne duhet ta bëjmë me qëllim që të fitojmë perspektivë, perspektivë strategjike, se si ta zgjidhim këtë” situatë, tha Kurt Volker.

Departamenti amerikan i Shtetit më herët ka njoftuar për vizitën e tij në pjesën lindore të Ukrainës, me ç’rast theksohej se Volker do të “takohej me ata që janë prekur nga agresioni rus” dhe do të “diskutojë për rëndësinë e sigurisë për të gjithë ukrainasit”.

Ai takon zyrtarët e lartë ukrainas në Kiev për të “diskutuar për rrugën kah ripëtritja e sovranitetit territorial dhe integritetit të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Tags: albanian
Previous Post

LVV s’ka vendosur nëse do qëndrojë në seancën konstituive

Next Post

FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.