• Latest
  • Trending
  • All

Dera fisnike e Aranitëve

03/10/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dera fisnike e Aranitëve

03/10/2022
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Dorian Koci
Arianitët qenë një familje fisnike zotërimet e së cilës shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit. Në lidhje me zotërimet e Gjergj Arianitit ka versione të ndryshme.Në një burim të Muzakajve thuhej se Gjergj Arianit Komnen Topia ka qenë zot i Çermenikës, i Mokrës e i Shpatit. Një burim tjetër citon se pronat origjinale të kësaj familje ishin në në fshatrat reth e rotull Kaninës, Gjirokastrës dhe Beratit (1506). Kjo e dhënë na vjen nga pjesa e islamizuar e familjes Arianiti. Pas betejave të Skënderbeut pushtimi otoman u duk se ishte i pashmangshëm. Një degë e rëndësishme e famijes u largua për në Itali kurse një pjesë tjetër mbeti në Shqipëri. Dokumentet përmendin Mahmud bin Aranid, i cili u bë sanxhakbej i Himarës, që shtrihej përgjatë bregdetit të detit Jon. Duket se Mahmudi ishte djali i tretë i Gjergj Arianitit me gruan e tij të dytë italiane. Djali i Mahmud bin Arianitit i quajtur Ali Bej që zotëronte fshatrat rreth Kaninës, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës u bë sanxhakbej i Vlorës në vitin 1522. Kjo paqartësi se cilat ishin zotërimet origjinale të familjes Arianiti vazhdon të mbetet ende e pranishme në studimet historike.
Emri i familjes së Arianitëve haset për herë të parë në shek.XI në veprën e Gjergj Kedrenit Përmbledhje Historish.Në burimet historike krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike përmendet edhe me mbiemra të tjerë si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Çermenika. Arianitët kishin simbolet e tyre. Stema e Arianitëve është e kaltër me një shqiponjë të artë dykrenore, krahëhapur. Stema shoqërohet me motivacionin: “Komino i derës së zotit Retini të Shqipërisë mbi Skuteri, zot në anët e atij vendi, i cili u pranua dhe u bë anëtar i Këshillit të Madh, sepse kështu iu duk me vend Sinjorisë(Venedikut) Sonë për ta nderuar dhe për ta patur simpatizant tonin. Kjo u bë në vitin 1464”.
Barleti dhe burime të tjera dëshmojnë se Gjergj Araniti, pinolli më i shquar i kësaj familje ishte një nga krerët kryesorë, që mbështeti Skënderbeun në Kuvendin e Lezhës.Ai ishte përkrah tij edhe gjatë kryengritjes së përgjithshme anti-osmane, që ndërmorën shqiptarët nën udhëheqjen e tij.Nga Aranitët vinte Donika, e shoqja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.Aranitët sunduan në viset kyçe të Shqipërisë, në rrugët dhe luginat kryesore të Shqipërisë së mesme rrugën e Drinit, hyrjet në Shqipëri nga ana e Ohrit dhe e Dibrës etj.Në fillim të shek. XV Gjergj Arianiti ishte ndër të parët prijës vendës, që ngriti krye kundër pushtimit turk. Shkaku i kësaj kryengitje ishte fakti se Perandoria Otomane në kundërshtim me traktatin e vasalitetit filloi të vendoste spahinj nga Anatolia në tokën e familjes Arianiti dhe Gjergj Arianiti si kryezoti i familjes u dërgua tek Sulltan Murat II për tu ankuar. Sulltan Murati II refuzoi ti kthente tokat kështu që Gjergj Arianiti vendosi të fillonte rezistencën. Gjergj Arianiti, në bashkëpunim me feudalë të tjerë vendës arriti t’u bënte ballë turqve në verën e vitit 1432.Në dimrin midis viteve 1432-1433, Gjergj Arianiti theu përsëri trupat turke në luginën e lumit Shkumbin.Turqit, të komanduar nga Ali Bej Evrenozi, qenë dërguar nga vetë Sulltan Murati II. Fitorja e Shkumbinit u konsiderua në Europë si një fitore e madhe e Gjergj Arianit Komnenit.Pas kësaj fitoreje vërshuan përgëzimet nga Europa. Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund dhe Republika e Raguzës përveç urimeve, i premtuan ndihma Gjergj Arianitit. Kjo eufori nuk vazhdoi shumë, pasi në vitin 1435 forcat turke të drejtuara nga bejlerbeu Sinan Pasha e shtypën revoltën shqiptare dhe e detyruan Gjergj Arianitin të tërhiqej, duke u kthyer në vasal të sulltanit.
Emri i Gjergj Arianitit mbijetoi dhe në muzën popullore të zonave të Librazhdit.Ai haset në kujtesën popullore dhe me emrin Gjorg Golemi.Sipas kujtesës popullore Gjorg Golemi ishte i lavdishëm. Gruaja e parë e Gjergj Aranitit quhej Maria, ndërsa e dyte ishte një italiane. Mara ishte nga dera e Muzakajve të Myzeqesë.Gjergj Araniti kishte 11 fëmijë: 8 vajza me Marën, gruan e parë dhe 3 djem me gruan e dytë, italianen. Prej tyre njohim vetëm të dytin që quhej Kostandin.Pas vdekjes së babait të tij, Kostandin Araniti iku 12 vjeç në Itali, ku bëri një karrierë të madhe. Në veprën themelore për studimin e mesjetës arbëre, Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi të Gjon Muzakës, të shkruar në 1510 dhe të botuar nga mesjetaristi dhe historiani Karl Hopf në Chroniques gréco-romaines, Paris 1873,fq. 270–340, lexojmë se Angjelina Araniti , vajza e Gjergj Arianitit e martuar me Despotin serb Stefan Brankoviç pati një vajzë Maria që u martua me Boniface Paleologu III, Marquess of Montferrat. Ata patën sëbashku dy fëmijë William IX (1486-1518), i cili u bë Markez i Montferrat midis viteve 1494 dhe 1518, and John George (1488-1533) i cili u bë Markezi i fundit i Montferratit, midis viteve 1530 dhe 1533. Gjurmët e Aranitëve si shikohet shkrihen në fisnikërinë evropiane.
Foto 1- Tre pinjoj të Aranitasve, Moisi Golemi Komneni, Donika Kastrioti, Muzak Araniti Golemi. Gravurat i përkasin autorit George Greblinger, në veprën e tij “Ilustrime të vërteta të princëve turq të Kayser dhe Persian” … Frankfurt: të botuar nga Johann Ammon, në 1648. Në këtë vepër janë gdhendur, 47 portrete nga THEODORE DE BRY. Botimi në gjermanisht i koleksionit të shkëlqyeshëm të portreteve të sulltanëve osman nga Osman I (1258-1326) tek Murati III (1546-1595) dhe figura të tjera historike si Skënderbeu, Tammas Khuli Khan dhe Barbarossa.
 Heraldika e Aranitasve
Gjergj Araniti-Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Portret imagjinar.
Previous Post

Stoltenberg: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore

Next Post

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.