Ish-zv.kryetari i parlamentit grek, George Sourlas ka deklaruar se pa u zhvarrosur 423 ushtarët grekë të vrarë në vitin 1940 në “Epirin e Veriut”, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.
Deputeti grek, Sourlas gjatë një ceremonie të organizuar nga bashkia e Kalamata, tha se nuk ka më vend për durim dhe tolerancë nga të afërtmit e të rënëve.
Ai tha se Greqia duhet t’i kërkojë Shqipërisë që të respektojë marrëveshjen e arritur mes parlamenteve të dy vendeve për këtë çështje.
“Ne nuk kemi kërkuar as tokë dhe as para nga Shqipëria. Së fundimi kanë shembur dhe një kishë, dhe në Himarë nuk ka më një shkollë greke. Shipëria duhet të përmbushë marrëveshjen e vitit 2010 nëse do që të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të respektojë të drejtat e njerout, të diktuara nga traktatet ndërkombëtare. Për ta bërë më të qartë, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE pa përmbushjen e kësaj çështjeje”, u shpreh deputeti i parlamentit grek.
Pala shqiptare tha më tej Sourals “duhet të respektojnë atë që është arritur dhe të kuptojnë se nuk kanë vend në Bashkimin Evropian, ka ushtarë të pavarrosur, të atyre që ranë për liri dhe ideale njerëzore.
Nuk kanë vonuar komentet plot indinjatë nga Shqipëria për këto deklarata.
Arben Llalla shkruan: “Nënkryetari i Kuvendit të Greqisë Georgios Sourlas, ka deklaruar se Shqipëria duhet të ndërtojë 7.976 varre të ushtarëve grek të vrarë në Nëntor 1940-Prill 1941, ndryshe Greqia i vendos Veto për anëtarësim në BE.Georgios Sourla gënjen për numrin se sjanë 7.976, por zyrarisht njihen si dëshmorë 7.948, përfshirë edhe gjyshin e Nikolla Grujevskit, Nikolla Grujos nga Follorina, që e plagosi rëndë një korçarë.
Çudia është se këta 7.976 grek nuk janë vrarë të gjithë në territorin e Shqipërisë, këtë ua faktojë unë me dokumente të historisë greke. Çështja tjetër është se këta 7.976 ushtar grek janë vrarë si pushtues të Shqipërisë sepse hynë në një territor të huaj, gjuhën greke e futën si gjuhë zyrtare në administratën e qyteteve të Delvinës, Sarandës, Gjinokastrës, Tepelenës, Përmetit, Korçës, Devollit, Ersekës, Pogradecit. Këtë e faktojmë me fotografinë ku shihet ushtari grek duke vendosur tabelat treguese rrugore në gjuhën shqipe dhe greke. PËRSE HISTOROGRAFIA E SHQIPËRISË NUK E KA FUTUR KËTË PERIUDHË SI PUSHTIM TË GREQISË NDAJ SHQIPËRISË? Kur dihet se çdo pushtues punën e parë bënë futjen e gjuhës së tij zyrtarishtë në administratën e territoreve të pushtuara.”
Një komentues në profilin e tij shkruan më tej: “Ushtaret grek te vrare ne se ka, ti c´varrosin e ti varosin ne vendin e tyre ashtu si bene italianet gjermanet pas lufte. Greket duan te kene ushtare te vdekur ne jug gjoja per ti kujtuar me qe skan te gjalle,ndersa Janullatus kerkon ti asimiloj ortodoksit shqiptar per grek!…”.

















