“Krijimi i shtetit të së drejtës ka rol thelbësor. Në këndvështrimin tonë nuk janë plotësuar 5 prioritetet themelore”
“Budestagu ka të drejtën e shprehet me qëndrimin e tij përpara se të çelen negociatat për një vend kandidat. Ndaj, pa vendimin e Bundestagut, kancelarja gjermane nuk mund të shprehet pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Bundestagu gjerman mban mbi supe një përgjegjësi të madhe. Më lejoni të theksoj që në fillim se grupi parlamentar i CDU-së dhe SCU-së e ka bërë të ditur se ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe rrjedhimisht e vlerave evropiane. Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit të të qenit qytetar të BE-së, njësoj si gjermanët. Ndaj, ne i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor”.























