• Latest
  • Trending
  • All

Deputeti Ahmet Gjanaj: Kosovë-Shqipëri, ministri të përbashkëta Arsimi dhe Kulture

07/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Deputeti Ahmet Gjanaj: Kosovë-Shqipëri, ministri të përbashkëta Arsimi dhe Kulture

07/12/2016
in Diaspora

Deputeti shqiptar në Bruksel, Ahmet Gjanaj kërkon që Samiti i Diasporës të mos mbetet vetëm një takim formal që propozimet e shprehur nga Diaspora të marrin jetë. Në një deklaratë, Gjanaj thotë se për Samitin e parë, për hir të pozitivitetit që karakterizon diasporën shqiptare, gjërat u ‘gëlltitën’ pa zhurmë, por ama në të ardhmen do të duhet një ndryshim në qasje, veçanërisht, Diaspora të mos përdoret politikisht se ajo nuk i përket asnjë krahut politik, nuk mund dhe nuk duhet të ndahet dhe si e tillë duhet të respektohet. Deputeti vlerëson angazhimin e Kosovës dhe Shqipërisë në proçese përbashkuese, si për shembull hapjen e ambasadave të përbashkëta të Shqipërisë e të Kosovës në tërë botën. “Le të shkohet dhe më tutje në këtë proçes : bëj apel për ngritjen e ministrive të përbashkëta të të dy shteteve tona minimalisht të Kulturës dhe të Arsimit”, shprehet Gjanaj.

Deklarata e plotë e Ahmet Gjanajt

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

20/07/2021

Nga data 18 deri më 20 nëntor 2016, u mbajt Samiti i ashtuquajtur i Diasporës Shqiptare në Tiranë. Unë personalisht, me ftesë të kryeministrit Rama, si të gjithë të pranishmit, mora vendimin që të marr pjesë pavarësisht paralajmërimeve të shumta dhe zërave kundërshtuese ndër më të ndryshme. Ajo që më bëri përshtypje më shumë ishte se nuk ishte një iniciativë e përbashkët e të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës,  por vetëm të atij të Shqipërisë. Megjithatë vendosa të jem pozitiv, shkova dhe arrita!

Në mbrëmjen e hapjes së Samitit konstatova se nuk merrte pjesë Presidenti i Shqipërisë ?! Ndenja pozitiv, duke supozuar se protokolli i shtetit nuk parashikon prezencën e tij në të tilla raste, por sa u ngushëllova pak, vura re prezencën e presidentit të Kosovës. Vazhdova të ngel pozitiv duke shpresuar se protokolli që shmangu Presidentin e Shqipërisë nuk e shmangte dot atë të Kosovës! Hehe mendja pozitive nuk zhbëhët kaq lehtë!

Nuk ishin të pranishëm asnjë Ministër të koalicionit qeverisës të Shqipërisë dhe asnjë anëtar të opozitës : të parët u ftuan por nuk erdhën, të dytët nuk u ftuan fare!

Të Kosovës nuk merrnin pjesë asnjë anëtar të opozitës dhe të qeverisë së Kosovës nuk merrnin pjesë vetëm se Ministrat e forcës politike të Presidentit të Kosovës, mikut të Edi Ramës, përfshirë këtu dhe Enver Hoxhaj! Ky i fundit u acarua keq kur foli Rama në Beograd për Kosovën por si duket, nuk u indinjua fare që Rama në këtë Samit në Tiranë, fliste për të gjithë shqiptarët e botës pa Presidentin e Shqipërisë, pa Kryeministrin e Kosovës, pa partënerët e koalicionit qeverisës të Shqipërisë, pa partënerët e partisë së Enver Hoxhajt në qeverinë e Kosovës, pa opozitën e Shqipërisë as ajo e Kosovës…

Megjithatë, Kryeministri, në emër dhe të vipave që ishin të ftuar dhe që erdhën, « lau » gjithçka, të paktën formalisht, duke kërkuar “ ndjesë për ata që u ftuan, por që nuk erdhën, ata që duhej të ishin ftuar, por që nuk u ftuan dhe ata që u ftuan, por në minutin e fundit nuk erdhën për shkak se menduan se jemi komunistë” tha Kryeministri  !

Pjesmarrësit e këtij Samitit, mbi 600 veta, nga shumë vende të botës dhe të të gjitha fushave të veprimit, kishin ardhur me shpenzimet e tyre pavarësisht se ishin të gjithë të ftuar. Në këtë pikë, Kryeministri i Shqipërisë dha përshtypjen e një organizimi të një qeverie moderne ku leku kursehet, për të mos rënduar financat e shtetit. E megjithatë, pjesmarrësit nuk u mërzitën aspak, të kënaqur për mundësinë e ofruar nga ky Samit për shkëmbim eksperiencash e kontaktEsh me aktivistë të tjerë shqiptarë nga e tërë bota. Duke llogaritur shpenzimet e avionit, të akomodimit për 3 ditë dhe ushqimit, nuk mundën të vinin në samit shtresat socio-ekonomike më të pamundura të diasporës (studentët, pensionistët,…), një paradoks ky për një Kryeministër të së majtës. Për këtë shtresë, çuditërisht, nuk u kërkua ndjesë.

Panelet kishin tituj të qëlluara dhe panelistët ishin shumë interesantë, por nganjëherë udhëheqësit e tyre, moderatorët pra, flisnin më shumë se vetë panelistët dhe asnjë nuk u caktua për të shënuar propozimet e ndryshme. Nuk i bën dhe njëherë të gjithë bashkë pjesmarrësit e paneleve të ndryshëm për të përzgjedhur rezolutet më të rëndësishme për t’u adresuar. Kryeministri, sigurisht se u informua për propozimet e të gjithë paneleve,  por e la veten të derivojë në një one man show fantastik që vetëm ai ia di sekretin dhe një seancë pyetje-përgjigje që nuk mundi të zbrazë të gjitha pyetjet e të pranishmëve pavarësisht se u premtua se do t’iu përgjigjeshin të gjitha pyetjeve, duke ndenjur qoftë dhe deri në mëngjes !

Samiti përfundoi me atë mbrëmje gala, ku iu dhuruan disa shoqatave dhe aktivistëve si inkurajim e mirënjohje për punën e tyre dekorata të reja të papërfshira në ato zyrtare të shtetit që vetëm Presidenti do të kishte mundur t’i dorëzojë ! Dhe këtu, hasa në një paradoks pasi dhe pse synohet të shkohet në Bashkimin Evropian, në Bruksel, pothuajse të gjitha dekoratat u dhanë jashtë Evropës, në veçanti në Amerikë…

E sidoqoftë, Samiti i parë i Diasporës i lë rrugë Samitit tjetër që duhet të organizohet bashkërisht në mes Shqipërisë e Kosovës dhe përfaqësuësve të trevave tjera shqiptare dhe të Diasporës, pa anashkaluar askënd dhe duke përmirësuar gabimet si në konceptim, në komunikim dhe në organizim dhe duke ofruar zgjidhje për të gjitha ato që janë kërkuar gjatë paneleve të Samitit të parë. Për Samitin e parë, për hir të pozitivitetit që karakterizon diasporën shqiptare, gjërat u « gëlltitën » pa zhurmë, por ama në të ardhmen, do të duhet një ndryshim të qasjes, veçanërisht Diaspora, të mos përdoret politikisht se ajo nuk i përket asnjë krahut politik, nuk mund dhe nuk duhet të ndahet dhe si e tillë duhet të respektohet.

E ndërkohë që nuk e gjykova të nevojshme, në radhë të parë, që të jepja këndvështrimin tim publik në lidhje me këtë Samit, pasi pothuajse të gjitha gjërat ishin thënë, mora shkas nga realizimi i kronikave të të shkëlqyërit Marin Mema për historinë e shqiptarëve të braktisur në skutat e Shqipërisë natyrore, veçanërisht historisë së trishtuar të shqiptarëve të asimiluar në Plavë e Guci, duke filluar me një analizë konstruktive të Samitit të Diasporës me të mirat dhe të këqijat për të shkuar pastaj në propozime konkrete që uroj se do të mund të gjëjnë një jehonë pozitive, idealisht tw qeveritë tona, fillimisht tw faktori shqiptar në botë.

Pa pritur përfundimin e zhvillimeve integruese në Evropë dhe ndryshimin e raporteve të forcës me fqinjët tanë, është tepër urgjente të ngrihët një Task-Forcë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, për të filluar betejën kundër asimilimit të shqiptarëve jashtë shteteve tona shqiptare, qofshin ata në Ballkan apo në botë!

Samiti i Diasporës na mësoi, qoftë dhe në mënyrë paradoksale, se qeveria shqiptare është e angazhuar në modernitetin dhe se duhet kursyer sa më shumë nga buxheti i shtetit. Është thënë se qeveritë e të dy shteteve tona janë të angazhuara në procese përbashkuese, si për shembull hapjen e ambasadave të përbashkëta të Shqipërisë e të Kosovës në tërë botën. Le të shkohet dhe më tutje në këtë proçes : bëj apel për ngritjen e ministrive të përbashkëta të të dy shteteve tona minimalisht të Kulturës dhe të Arsimit. Kjo do të kursente shumë lekë dhe do të rriste efikasitetin e tyre, duke spostuar lekë për të mbështetur më fuqimisht promovimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë e Kosovës. Kjo masë do t’i printe procesit të integrimit të shqiptarëve në Evropë dhe do të shuante përfundimisht polemikat shterpë në lidhje me identitete të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, duke liruar shumë energji intelektuale pozitive për përparimin e Kombit.

Krahas asaj duhet lançuar në nivelin zyrtar të të dy shteteve tona një iniciativë pajtuese dhe përbashkuese për nxitjen e shkrirjes së të gjithë partive politike shqiptare në një parti të vetme në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevë,  që do të merret me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin ekonomik të zonave të banuara me shqiptarë në një përpjekje këmbëngulëse kundër asimilimit të shqiptarëve dhe boshatisjes së tokave shqiptare. Pluralizmi politik në kushtet e aparteidit që e pësojnës në mënyrë të përditshme në këto toka të pushtuara,  nuk është një liri demokratike, por është një absurditet i plotë dhe një vepër antikombëtare !

Së fundi, kur flasim për dekorim, propozoj që Marin Mema, që e meriton më shumë se askush tjetër, të dekorohet me çmimin më të lartë të mundshëm për punën e tij fisnike në ringjalljën e rrënjeve shqiptare në Shqipërinë natyrore dhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve për gjendjen e mjerueshme, në të cilët jetojnë një pjesë të konsiderueshme të bashkëkombësve tanë !

Tags: edi rama
Previous Post

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së

Next Post

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 20-vjeçari

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

Emigrantët regjistrim online, verifikimi përmes ‘face-ID’/ KQZ publikon draftin

by TheAlbanian.co.uk
10/01/2021
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sor draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit...

Next Post

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 20-vjeçari

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.