Deputeti Aliu, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se lajmi për lirimin e tyre i gëzoi shumë, mirëpo sipas tij beteja për drejtësinë nuk përfundon këtu. Kjo pasi, siç thotë ai ‘vënia në vend e drejtësisë përmes një rigjykimi është e domosdoshme’.
“Kosova do të bëhet shtet i së drejtës atëherë kur të ndalojnë proceset e montuara dhe kur të gjithë të burgosurit e pafajshëm të lirohen. Kjo ditë nuk është larg”, ka shkruar Aliu.
Burim e Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001.
Ndryshe, Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.















