Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar arrest shtëpiak për dy deputetet e arrestuara dje nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë Donika Kadaj-Bujupit dje i është gjetur sprej, ndërsa Aida Dërgutit gaz lotsjellës.
Gjykata ka ndaluar filmimin dhe fotografimin e deputeteve, ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë është duke u zhvilluar.
Donika Kadaj-Bujupi u arrestua dje derisa po priste të hynte në seancën e kuvendit, ku njëra nga pikat e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Edhe Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës tha dje se Donika Kadaj-Bujupit iu gjet gjatë kontrollit në hyrje një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë njëlloj spreji.
Edhe nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti u arrestua po dje.





















