Deputeti i Partisë Alternativa Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka reaguar ashpër ndaj publikimit që ka bërë kohët e fundit Akedemia e Shkencës dhe Arteve në Mal të Zi, ku shqiptarët paraqiten si njerëz agresorë dhe të huaj. Lidhur me këtë çështje, që për shqiptarët në Mal të Zi është shumë shqetësuese, Gjeloshaj ka kërkuar që Tirana zyrtare t’i bëjë presion qeverisë malazeze duke shtyre votimin e ratifikimit të Malit të Zi në NATO, votim i cili pritet të bëhet sot ne seance parlamentare. Për këtë, ai ka bërë me dije se u ka dërguar letër gjithë deputetëve shqiptarë dhe është shprehur se është e papranueshme se si Akademia i prezanton shqiptarët, në veçanti myslimanët. Gjeloshaj ka kërkuar që Shqipëria të tregohet aktive në këtë çështje dhe ka paralajmëruar se faktori politik shqiptar do vazhdojë të përshkallëzojë veprimet.
Pritet qe edhe deputetja ne kuvendin e Shqiperise Ledi Shamku e cila ka qene shume aktive ne kete drejtim dhe per kete debat publik edhe per shkak te profesionit baze qe ka, te mbaje nje qendrim te ashper ndaj Podgorices dhe Tiranes ne lidhje me enciklopedine zyrtare te Malit te Zi sot ne seancen parlamentare.






















