“Për të realizuar këtë shërbim shumë specifik dhe aq të vështirë, ne si departament përbëhemi nga pesë specialistë të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv ku secili prej neve ka përvojë shumëvjeçare pune dhe eksperience si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë Kosove duke sjellë praktikat më të mira të Anestezisë dhe të Mjekimit Intensiv. Natyrisht suksesin tonë përveç eksperiencës dhe përkushtimit, e mundëson infrastruktura shumë moderne e Spitalit”, thotë Dr.Ismet Jusufi – Anesteziolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë.
Kur thuhet shumë modern nënkuptojmë standardet e larta të sallave për operacion dhe të Stacionit Intensiv.
- Blloku operator i Spitalit Amerikan disponon me 4 salla operacioni të standardeve të fundit siç janë të pajisura edhe blloqet operatore në Evropë.
- Aparaturat anesteziologjike dhe monitoringu në Salla janë fjala e fundit e teknologjisë nga Drager ( një nga kompanitë lidere në Botë).
- Disponimi me Monitor Invaziv multiparametër ( Infinity XL) Drager
- Disponimi me Respirator mobil për Transport të sigurt të pacientëve.
- Disponimi me Aparate të analizave gazore që japin rezultate në kohë reale.
- Qasje shumë e lehtë dhe e sigurt nga blloku operator në Stacion Intensiv dhe anasjelltas.
- Disponimi I Aparatit të Fibroskopisë që mundëson realizimin e intubimeve të vështira.
- Echografia Transezofageale për diagnostikim intra dhe postoperator të pacientëve që I nënshtrohen intervenimeve në zemër.
“Të gjitha këto na mundësojnë neve si staf që të ofrojmë shërbim të kualitetit shumë të lartë, dhe i mundësojmë stafit kirurgjik të kryej intervenime nga më të vështirat në lëmit e tyre përkatëse. Natyrisht që krenaria e këtij Spitali, padyshim mbetet Stacioni Intensiv, i cili është një njësi më vete e dizajnuar me standard shumë të larta” shtonë me tej Dr. Ismeti.
Ky stacion ka 14 shtretër që ndahen në 3 dhoma me nga 4 shtretër dhe disponon me 2 dhoma të veçanta me nga një shtrat ku trajtohen kryesisht raste me infeksione të rënda dhe që kërkojnë izolim nga pacientët tjerë.
Çdo shtrat i stacionit intensiv ka monitorin e vet Invaziv (Infinity XL) Drager, Respiratorin, Kapnografin, Aspiratorin dhe hapësirën e nevojshme rreth pacientit për manipulimet e nevojshme të stafit dhe mjekëve.
Gjithashtu çdo shtrat në Stacionin Intensiv të Spitalit Amerikan disponon me përfuzomate dhe infuzomate (Fresenius) të cilët mundësojnë dhënien e terapisë të llogaritur saktë me formulat matematikore. Kjo e bënë terapinë shumë më efikase dhe i mundëson dhënien e barërave që në kushte tjera është e pamundur ose edhe e rrezikshme.
Monitoringu invaziv nënkupton monitorim në kohë reale të shumë parametrave hemodinamik duke ju mundësuar stafit anesteziolog që të jenë shumë më të saktë në terapi dhe trajtim të pacientit.






















