Një i ri ka tentuar që ti japë fund jetës, duke u vetëvarur në qelinë e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Burime policor thanë për SYRI.net se ngjarja ka ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.
“Sokol K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me masën shtrënguese 20 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e lehte me dashje“,në orën 16:45, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të vet varet me këllëfin e dyshekut”.
Po fatmirësisht kjo ngjarje është parandaluar nga punonjësit e policisë që ishin me shërbim. Ndërkaq personi i dënuar është dërguar dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Pak ditë më parë në të njëjtin komisariati policie në Tiranë, një i paraburgosur tentoi ti japë fund jetës duke i vënë flakën vetes.
















