I akuzuari ka përshkruar në detaje gjendjen e tij. Në vitin 2009 ka qenë pre e një sulmi me thikë. Që nga ajo kohë ai vuan nga depresioni.
Në Gjermani, gjendja e tij nuk përmirësohet. Pasi disa të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e tij, ankthi i tij ishte edhe më i keq. Një mosmarrëveshje çoi në rastin e përmendur.
Shkak ishte bërë një telefon i shitur nga viktima Tarik K., por që ishte i dëmtuar.
I pandehuri u takua me një grup shqiptarësh në mbrëmje, ku në mesin e tyre ishte edhe viktima Tarik K. Aty filloi një luftë me grushte, derisa i pandehuri ka nxjerrë një thikë, duke e goditur viktimën që pësoi lëndime të rënda. Ai ka thënë se nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja, derisa ishte në ankth për shkak të gjakut. Shqiptari u dënua me gjashtë muaj.























