Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Kur ndodhi kjo vrasje e dyfishtë, Kalxo.com kishte shkruar që shteti dështoi ta mbrojë jetën pjesëtarit të policisë dhe vajzës së tij.
Atëherë djali i policit të vrarë kishte treguar se e kishin lajmëruar në polici kërcënimin nga Bujar Marevci, para se të ndodhte vrasja e dyfishtë.
Policia atëkohë e kishte intervistuar Marevcin, duke e lënë pastaj të lirë dhe ai më vonë e kishte kryer vrasjen e i papenguar nga forcat e rendit.
Policia në Ferizaj e kishte pranuar për Kallxo.com se kishte pasur disa raste të lajmërimit të kërcënimeve të Bujar Marevcit nga polici tash i vrarë.























