Grupi erdhi nga Shqipëria në Gjermani për të kryer një seri të vjedhjeve, dhe ata përdorin ‘google maps. Pas katër autorëve që ishin dënuar në Gjykatën e Qarkut në Bon në mars të vitit 2015, dy anëtarë të tjerë janë dënuar pas procesit 22 ditësh.
Një 28-vjeçar është dënuar me tetë vjet e nëntë muaj burg, kurse një 25-vjeçar me tetë vjet e gjysmë burg. Në tërësi ishin 127 vjedhje, dhe secili duhej të sqarohej.
Ata vetëm në këtë rajon kishin vjedhur 130 mijë euro, kurse vlera e plaçkitjeve përfshin rreth 300 mijë euro. Tragjik ishte rasti i një familje indiane që kishte humbur 6 mijë euro, që kishin ruajtur për dasmën e së bijës, përcjell albinfo.ch.
Ata vepronin gjithmonë njëjtë, 50 kilometra largësi nga apartamenti në Hagen, që ishte qendra e komandës për ata. Gjithmonë në muzg, duke u ngjitur tubave të lartë për të hyrë në katin e dytë të një shtëpie.
Ata gjithmonë kishin doreza dhe maska, për të shmangur provat e ADN-së, por gjithçka është zbuluar. Njëri nga autorët deklaroi. “I gjithë organizimi ishte shumë profesional”.
I akuzuari hodhi poshtë pretendimet se kishte kryer krime për të mbështetur familjen e varfër në Shqipëri, por për të jetuar një jetë luksi.





















