Persona të panjohur kanë dëmtuar mbrëmë në qendër të qytetit të Shtimës pllakën përkujtimore të dëshmorëve.
Pllaka i përket dëshmorëve të luftës së fundit, transmeton Indexonline.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Komunës sëShtimes, Lulzim Sahiti.
“Pllaka është dëmtuar nga një person i dehur dhe me të është marrë Policia e Kosovës”, tha Sahiti.
















