Një fotografi e dërguar në adresë të Klan Kosovës, dëshmon po ashtu se pas këtij problemi, uji i pijshëm i cili shfrytëzohet dhe për gjëra të tjera të nevojshme, ka rrjedhur tërësisht i ndotur.
Në lidhje me rastin, Klan Kosova ka kontaktuar me zyrtarë të Ujësjellësit rajonal të Mitrovicës, teksa Drejtori Teknik i këtij dikasteri, Kadri Istrefi, tha se qytetarët paraprakisht janë njoftuar se gjenden duke sanuar një problem të gypave të ujit.
Veç tjerash Istrefi po ashtu i tha Klan Kosovës, që pas rrjedhjes së ujit pas reduktimit 24 orësh në gjithë Mitrovicën duke përfshirë dhe atë Veriore, është apeluar tek qytetarët që uji të lihet të rrjedhë për kohën 2 minuta në mënyrë që të pastrohen gypat.
Duke iu referuar problemit të tillë me ujin e ndotur të banorëve të Mitrovicës, nga ujësjellësi rajonal i kësaj komune, thanë se problemi është sanuar me vendosjen e një valvule e cila ishte dëmtuar kohë më parë.
Ata pohuan se banorët e Mitrovicës nuk do të kenë më problem me ujë dhe do të kenë furnizim të vazhdueshëm me ujë të pastër dhe kualitativ.
























