• Latest
  • Trending
  • All

DEMOKRATJA SHQIPTARO-AMERIKANE BUTA BIBERAJ IA DOLI!

07/11/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

DEMOKRATJA SHQIPTARO-AMERIKANE BUTA BIBERAJ IA DOLI!

07/11/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme, Opinion

Nga Frank Shkreli

Është zyrtare! Buta Biberaj – mos qofsha gabim, e para shqiptaro-amerikane, kandidate e njërës prej partive më të mëdha në Amerikë, është zgjedhur dje kryeprokurore në qarkun Loudon (County) të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit.  Siç kam shkruar javën që shkoi rreth kandidaturës dhe fushatës së saj për këtë post me rëndësi, të martën me 5 Nëntor, në Virxhinia dhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, Buta Biberaj mundi kandidaten e Partisë Republikane Nicole Witman e cila kishte një përvojë 26-vjeçare – duke siguruar 53,684 vota ose (49,5% të votave të hedhura) në krahasim me kandidaten kundërshtare Witman, e cila mori 51, 476 ose (47.5%) të votave në qarkun Loudon, bazuar në numërimin e 99 përqind të votave të hedhura.  Gazeta Washington Post citon Buta Biberajn se fitorja e saj dërgon një mesazh të fortë se, “komuniteti kërkon një sistem drejtësie, ndryshe”.

Ajo iu drejtua mbështetësve të saj pas fitores duke thënë: Falënderoj të gjithë ata që votuan dhe jam mirënjohëse për besimin që treguat ndaj meje”.

Për Buta Biberajn, e cila jeton në zonën Dulles të qarkut Loudon, afër Washingtonit, kjo ishte hera e parë që ka kandiduar dhe të ketë bërë fushatë për një zyrë publike, siç është posti i Kryeprokurit.  Ajo është partnere në firmën avokatore Biberaj, Snow &Sinclair.  Buta ka të drejtë të argumentojë çështjet ligjore para Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, si dhe në gjykatat e apelit në shtetet Virginia, Mariland dhe Nju Jork.  Buta Biberaj është diplomuar në Universitetin Xhorxh Mason dhe dipomën e doktoraturës juridike e ka marrë nga “Antonin Scalia School of Law”.

Në njoftimin e saj se pse kishte kërkuar të bëhej kandidatja e Partisë Demokrate për Kryeprokurore, e ka origjinën në nga vendimin e herëshëm për tu bërë avokate, me qëllim për të, “Ndryshuar botën për më mirë”.  Votuesit që e mbështetën atë dje, vlerësuan përvojën që Buta ka në fushën e drejtësisë, pasi ajo ka kryesuar qindra raste kriminale dhe civile.

Një prej reagimeve të para ndaj fitores së Buta Biberajt, erdhi nga Suzanna Shkreli, ish-kandidate e Partisë Demokrate për në Kongresin Amerikan, nga shteti Miçigan.  Në portalin e saj, Suzanna Shkreli e cilëson fitoren e Buta Biberajn, si një “Moment Historik” për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan.  “Një urim shumë të MADH Buta Biberajt dhe mbarë familjes Biberaj.”

Suzanna Shkreli, është një tjetër shqiptaro-amerikane — edhe ajo me profesion avokate dhe prokurore, e cila megjithëse nuk mori votat e nevojshme në garën e fundit për në Kongresin Amerikan, ka një të ardhme të mrekullueshme politike në Shtetet e Bashkuara, shpresojmë që duke punuar dhe duke u përgatitur, për momentin e duhur dhe për kohën e përshtatëshme të rikthimit të saj në skenën politike amerikane.


Në urimin e saj për fitoren e Buta Biberajt, Suzanna Shkreli, shprehet se është, “Shumë krenare për fushatën që zhvilluar dhe për vizionin tuaj për një botë më të drejtë dhe për një sistem juridik më të barabart.  Prokurorët reformistë janë këtu përgjithmonë tani dhe me ta, sigurisht, do të ndodhin edhe ndryshimet në sistemin juridik të kriminalistikës, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara”, përfundon mesazhin e saj të urimit Suzanna Shkreli, për fitoren e Buta Biberajt.

Parulla në foton më sipër të Suzzana Shkrelit thotë “bashkimi bën fuqinë”, ose “të bashkuar jemi më të fortë”!  Modestësisht, shpesh kam bërë thirrje që brezat e rinjë shqiptaro-amerikanë, të fillojnë të marrin pjesë në proceset politike të Shteteve të Bashkuara, duke kandiduar për poste politike, administrative dhe juridike, të cilido nivel qoftë: vendor, shtetëror ose federal, duke filluar, pikërisht, në nivelin vendor, pasi e gjithë politika zhvillohet në nivel vendor — është ky një term që përdoret në Amerikë dhe që i atribohet ish-Kryetarit të Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, Tip O’Neill.

Shumë prej nesh këtu në Amerikë mund të jemi të regjistruar në partinë tonë të preferuar, si republikanë, demokratë ose diçka tjetër.  Kjo nuk ka rëndësi!  Rëndësi ka që shqiptaro-amerikanët të bashkpunojnë me njëri tjetrin si individ dhe si komunitet, duke u bërë pjesë aktive e këtij procesi, për të mirën e përbashkët të shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Ashtuqë, që komuniteti shqiptaro-amerikan t’i mbështesë deri në fitore, ata kandidatë shqiptaro-amerikanë, të cilët i hyjnë këtij procesi, dhe kandidatët të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të ndajnë përvojat e tyre, si shqiptaro-amerikanë, madje edhe nëqoftse u përkasin partive kundërshtare, sepse së bashku, të organizuar më mirë, si shqiptaro-amerikanë, jemi më të fortë!

Përveç fitores së Buta Biberaj, komuniteti shqiptaro-amerikan po tregon gjallërinë e vet edhe në fusha të tjera.  Gjithashtu të martën me 5 nëntor, në Nju Jork u zhvillua një ceremoni në kuadër të veprimtarive të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgatitje për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.  Shoqata “Illyria” ku bëjnë pjesë 150-policë të qytetit të Nju Jorkut –policë me origjinë shqiptare festuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin më të madh të Amerikës.  Njëkohësisht, ata shprehën edhe krenarinë e tyre të prejardhjes së tyre si shqiptarë.

Përveç udhëheqsve më të lartë të Policisë së Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj, i cili me këtë rast i tha Zërit të Amerikës: “Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut.  Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet.   Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet.  Dhe në të njëjtën kohë shpalosin trashëgiminë tonë.   Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi.   Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e uniformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha Mark Gjonaj.

Sipas të dhënave paraprake, ka edhe të tjerë shqiptaro-amerikanë që kanë konkuruar dhe kanë fituar në disa zona elektorale të rajoneve vendore administrative më të vogla.  Kemi pra, plot arsye për optimizëm për një pjesëmarrje më të madhe të shqiptaro-amerikanëve, në të ardhmen, në të gjitha fushat e jetës merikane.  Një arsye e veçant sot, është fitorja e Buta Biberajt në detyrën e Kryeprokurorës në qarkun Loudon County të shtetit Virxhinia, afër kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara.  Butes dhe mbarë familjes Biberaj urimet më vëllazërore për këtë fitore të merituar, pse jo edhe historike, për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  Punë të mbarë!

Politikani shqiptaro-amerikan, Z. Mark Gjonaj në ceremoninë e Shoqatës “Illyria” të policëve shqiptaro-amerikanë të martën në Nju Jork, në kuadër të përgatitjeve për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.


Previous Post

Kosovë/ Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë edhe sot kundërshtimin për bursat

Next Post

Zëri i Amerikës: Jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Zëri i Amerikës: Jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.