Tashmë, materiali rreth këtij Projektligji u është shpërndarë deputetëve dhe vetëm pritet shqyrtimi i tij, në njërën nga seancat që do të vendosë Kryesia e Kuvendit. Të enjten, Kuvendi u gjuajt me armë antitank, ndonëse zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur nëse ky sulm ndaj institucionit më të lartë ligjvënës e përfaqësues ka të bëjë me demarkacionin me Malin e Zi.
Shteti duhet t’i kryejë detyrat
Por, pavarësisht këtij akti dhe kundërshtimit të madh që partitë opozitare po i bëjnë Marrëveshjes për Demarkacionin, partitë në pushtet thonë se duhet t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka thënë se ata e kanë obligim që çështjet që i dërgon Qeveria t’i qesin në rend dite.






















