Në Qeveri vazhdojnë ta vlerësojnë si të rëndësishëm këtë proces.
Mirëpo sipas tyre, kjo marrëveshje do të arrihet vetëm kur subjektet opozitare dhe etnike të heqin dorë nga interesat e tyre politike.
Deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se Marrëveshjen për Demarkacionin nuk e ka ndalur as opozita as Lista Serbe, por vetë deputetët e pozitës.
E tabori opozitar mbetet me mendim e prerë se Demarkacioni nuk duhet të kthehet më në Kuvend.
Sipas tyre, Qeveria e tanishme nuk ka guxim që ta vendosë në rishqyrtim Marrëveshjen.
Krejt në fund, politologët dhe analistët nuk kanë shpresë së gjatë këtij legjislacioni do të përfundojë ky proces.
Madje ata propozojnë që kjo marrëveshje të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.






















