Demaku tha se Qeveria e ka sjellë murin në Mitrovicë, arrestimin e Ramush Haradinajt e po ashtu edhe të drejtorit të Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi.
“Përgjegjësinë e bartni ju në Qeveri. E ka ardhur koha të shkoni në shtëpi por edhe në burg”, tha Demaku.
Deputetja e VV-së rekomandoi për Qeverinë që të ndalojnë importet e mallrave serbe si dhe ndërprerje e menjëhershme e dialogut me Serbinë.






















