Ish përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, ka shprehur zhgënjimin e tij me Evropën, për shkak të vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë dhe të raportit të ekipit special të hetimeve të udhëhequr nga prokurori amerikan, Clint Williamson.
Sipas Demaçit, Evropa vazhdon të jetë e padrejtë ndaj shqiptarëve.
“Jam i dëshpëruar shumë që Evropa nuk po e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe si po vazhdon ende trajtimin e shqiptarëve. Derisa kufomat e tona po mbulohen me shpija, për ta nuk po ka gjyqe, e për ne po ka që kemi bërë luftë të drejtë, për ne po bëhet gjithë kjo poterë, e gjithë këto gjyqe, e gjithë këto hetime. Ata vazhdimisht po na mbajnë në një situatë ankthi dhe kjo po më duket prej Evropës si e pa vend”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.
“Mirëpo, jemi qysh jemi dhe s’kemi si ta kundërshtojmë këtë punë, se me Evropën nuk mund të prishemi”, ka shtuar ai.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















