Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është shprehur se Evropa si gjithnjë po i bën padrejtësi popullit shqiptar.
Ai tha se e shqetëson fakti se ish-liderë të UÇK-së do të çohen në gjykim.
“Jam i dëshpëruar shumë që Evropa nuk po e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe si po vazhdon ende trajtimin e shqiptarëve. Deri sa kufomat e tona po mbulohen me shtepia, për ta nuk ka gjyqe, e për ne ka, që kemi bërë luftë të drejtë. Për ne po bëhet gjithë kjo poterë e gjithë këto gjyqe e gjithë këto hetime. Ata vazhdimisht po na mbajnë në një situatë ankthi dhe kjo po më duket prej Evropës si e pavend”, tha Demaçi për IndexOnline.
Mirëpo, sipas tij lidhjet me Evropën duhen mbajtur dhe ata s’mund të prishen.
















